• |
ide | kryesore

Tirana do titullin në ndeshjen direkte: për Europën rrezikojnë shumë Teuta e Partizani

-Instant, F1, Sport



Ndeshja titull mes Tiranës e Kukësit mjafton për ta bërë shumë të rëndësishme javë e 32 të Superiores, e nëse i shtojë këtu mundësinë për të qartësuar zonën Europiane të renditjes, atëherë ngjan shumë me një javë vendimtare. Pikërisht kështu, sepse një fitore e Tiranës në ndeshjen direkte me Kukësin, do ta conte në 12 pikë diferencën, me po kaq pikë në lojë, ndërsa bardheblutë kanë në favor edhe golavarazhin ndërsa ndeshjet direkte do të barazoheshin në 2-2.

Kukësi do të mundohet ti shtyjë festën, por edhe të ruhet nga ardhja e mundshme e Teutës në distancë të tre pikëve. Durrsakët e kërkojnë Europën përmes Kupës e kampionatit dhe në Niko Dovana luajnë shumë në këtë këndvështrim kundër Skënderbeut. Skuadra e Martinit ka vetëm një humbje që kur ka rifilluar futbolli e shpreson të vazhdojë ngjitjen në renditje, duk lënë pas korcarët, që momentalisht janë dy pikë larg, por edhe Partizanin që po përdor javët e fundit si sprint drejt Europa League.

Natyrisht të kuqtë e Sormanit në kërkim të fitores së katërt radhazi, duhet të fitojnë në Ballsh, kundër një kundërshtari që është macja e zezë e tyre. Për Partizanin mund të jetë shansi i fundit për arritjen e objektivit, duke qenë se Laci në anën tjetër ka një ndeshje të fituar në letër kundër Flamurtarit. Kurbinasit kanë vetëm një distancë nga Teuta dhe dy para kryeqytetase, kështu që i mbajnë sytë hapur për ndeshjet në Durrës e në Ballsh.

Mallakastriotët e Dovedan në anën tjetër duhet të vazhdojnë të performojnë mirë për të mos e parë veten përsëri në garë për playout, me Vllazninë që ka një ndeshje të lehtë në letër kundër Luftëtarit, që e kombinuar me humbjen e Bylis mund ti afrojë skuadrat në një pikë distancë. Kështu, me dy ndeshje të dielën e tre të hënën, Java e 32 e Superiores është absolutisht për të mos u humbur…

JAVA 32
05/07/20
Luftëtari 17 : 45 Vllaznia
Laçi 17 : 45 Flamurtari

06/07/20
Tirana 17 : 45 Kukësi
Bylis 17 : 45 Partizani
Teuta 20 : 45 Skënderbeu



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *