• |
ide | kryesore

Tradhëtia e Stefano ndaj Belen lidhet me emrin e Alessia Marcuzzi

-Instant, Paparazzi, Slider

Duket sikur brenda çdo skandali showbiz-i italian është i përfshirë emri i Belen Rodriguez dhe marrëdhënieve të saj komplekse. Gjatë ditës së djeshme, kudo në portalet italiane qarkulloi lajmi se shkak i ndarjes së Belen me Stefano De Martino kësaj here ishte moderatorja e famshme Alessia Marcuzzi. Thuhej se mes Stefano-s dhe Alessia-s ka patur një marrëdhënie të fshehtë, zbulimi i të cilës i çoi drejt ndarjes së dytë, çiftin e famshëm.

Sipas tij, asgjë nga çfarë thuhet nuk është e vërtet dhe ndonëse prej javësh përfliten lajme të pavërteta rreth tij, kjo e fundit ishte shqetësuese. “Mes gjithë gjërave që janë thënë për mua, ky lajm i rremë ishte më i madhi. Dikush ka shkruar që unë kam patur një histori me Alessia Marcuzzi-n. Kur e morëm vesh kemi qeshur me të madhe. Unë jam i vetëdijshëm për pozicionin që kam këto muaj në raport me median, por kur bëhet fjalë për familjarë me fëmijë, ju lutem shmangini. Ju premtoj që nëse fejohem, apo bie në dashuri do t’jua them vetë i pari.”- dëgjohet të thotë De Martino.


Alessia Marcuzzi, moderatorja jo pak e njohur edhe për shqiptarët, është nënë e dy fëmijëve nga marrëdhënie të ndryshme. Që prej 2014-ës, ajo është e martuar me Paolo Calabresi Marconi, me të cilin aktualisht ndodhet me pushime, pavarësisht ç’thuhet nëpër portale. Alessia dhe Stefano kanë punuar bashkë gjatë spektaklit Isola dei Famosi, kohë gjatë të cilës marrëdhënia me Belen kishte marrë fund. Ndonëse kjo e fundit dhe Stefano konfirmuan zyrtarisht rikthimin në prill të 2019-ës, ndarja e radhës ka qenë e pashmangshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu