• |
ide | kryesore

Video/ Bolonja turpëron Inter: penallti e humbur e Lautaros, i kuq i Bastonit, tërbojnë Conten

-Instant, Sport, Video



Inter i cmendur, por këtë herë për të keq. Ashtu si kundër Sassuolo, skuadra e Antonio Conte hedh poshtë një fitore, me detajet që e bëjnë edhe më të rëndë humbjen e marrë. Bologna i mbijetoi penalltisë që mund ti conte shifrat 2-0 (gabim i Lautaro) e barazoi me 10 lojtarë me golin e Juwara, ndërsa kur forcat në fushë u barazuan nga dalja e Bastonit, shënoi golin e fitores me Barrow.

Inter nisi shumë mirë ndeshjen, duke dalë me 2-3 prekje nga presingu i kundërshtarit, por para portës kishte problem. Kur në të 22′ Lukaku shënoi golin e avantazhit, duke shtyrë në rrjetë topin e kthyer nga shtylla e goditur nga Lautaro, u duk se gjërat për Conte u zgjidhën. Young shkoi pranë dyfishimit, por pas 30′ në nivel të lartë skuadra e Conte u lëshua, duke i dhënë mundësinë dy herë Orsolinit të frikësonte Handanovic.

Asnjë ndryshim në pushim, por ndeshja u ndez nga traversa e Barrow e nga kartoni i kuq i Sorianos, për një fyerje ndaj Pairettos. U duk se Bolonja e mbylli aty, sidomos kur Candreva fitoi 11 metërshin që mund të mbyllte llogaritë. Lautaro gjeti në goditjen e tij Skorupski, që priti edhe topin e kthyer nga Gagliardini. E këtu nisi rënia, sepse Juwara barazoi rezultatin pas një neglizhence të Gagliardini.

Për ta komplikuar më shumë gjendjen mendoi Bastoni, që doli gjithashtu me karton të kuq, duke barazuar numrat në fushë. E në të tillë kushte, me një kundërsulm të finalizuar nga Barrow Bolonja mori 3 pikët që mbajnë gjallë ëndërrën europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *