• |
ide | kryesore

Video e Ramës që po gajas gjithë dynjanë

-Instant, Arkiva, Syri i Lapsit



Në konferencën për shtyp me homologun e ri të Kosovës Avdullaj Hoti ka tërhequr vëmdjen një moment gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë së Tiranës mbajti një fjalim të gjatë dhe të mbushur me shprehje frazeologjike ndryshe nga Hoti, përgjigjet e të cilit ishin telegrafike dhe jo më shumë se 2 fjali.

Por Rama që e mban veten si orator të madh ngeci kur gjoja nuk i kujtohej shprehja “ha bukën e turkut dhe bën duanë e kaurit”.

Duke dashur që ta shmangë po kërkonte një dalje nga situata duke thirrur në ndihmë edhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Pas shumë përpjekjesh dikush zbuloi në sallë se kjo shprehje mund të ishte edhe “ha bukën e mikut dhe bën duanë e armikut”. Por kaq ka mjaftuar që ky moment të bëhet viral në shumë faqe online. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *