• |
ide | kryesore

Video/ Karton i kuq Oliveires e penallti që të fitojë Laçi: rezistencë e Flamurtarit në transfertë

-Instant, Sport, Video



Askush nuk duhet të nënvleftësojë askënd, në të kundërt rrezikon të surprizohet, gjë që mund ti kishte ndodhur fare mirë Lacit, në përballjen në shtëpi kundër Flamurtarit të parafundit e që ka rënë nga kategoria. Vlonjatët kanë luajtur me 10 lojtarë nga minuta e 22, ndërsa për të hapur rezultatin, që në fund tregoi 2-1, kurbinasit kanë patur nevojë për një penallti.

Bardhezinjtë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1 përballë Flamurtarit, në javën e 31 të Superiores. Mund të jetë i kënaqur për rezultatin dhe tre pikët e marrë Aramdno Cungu, por aspak për lojën që tregoi skuadra e tij. Kuqezinjtë me 10 lojtarë pas minutës së 22 kur u ndëshkua me të kuq braziliani Olivera, për gjest antisportiv ndaj Shehit kanë rezistuar edhe pas penalltisë që u akorduar në favor të Lacit në fillimin e pjesës së dytë.

Nuabueze nga pika e bardhë nuk gaboi, por Flamurtari nuk hoqi dorë nga ndeshja, duke barazuar provizorisht rezultatin me golin e Ardit Hoxhajt në minutën e 62. Vlonjati vazhdon të bëjë ndeshje të mira pavarësisht se nuk arrin dot ta ndihmojë skuadrën e tij të bëjë rezultat.

Pikërisht kështu, sepse Turkaj ktheu avantazhin për kurbinasit në të 77, duke i dhënë fitoren të tijvë, që tashmë ngjiten përkohësiht në vendin e 3 me 52 pikë, në pritje cfarë do të ndodhë me ndeshjet në Durrës ku Teuta luan me Skënderbeun dhe në Ballsh ku vendasit presin Partizanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *