• |
ide | kryesore

Video/ Milan afron titullin tek Juventus: tris në shtëpinë e Lazios, Strakosha e fut vetë penalltinë në portë

-Instant, F1, Sport, Video



Lazio shpërfytyrohet në Olimpico dhe ëndërra titull largohet me shpejtësi, duke qenë se pas rrëzimit me Milan, bardhezinjtë e Juventus kanë 7 pikë avantazh. Milan triumfon në Olimpico si një skuadër e madhe: kompaktësi e cinizëm për ti shkaktuar humbjen e parë brenda në kampionat skuadrës së Inzaghi. 3-0 e kuqezinjve tregoi qartë emergjencën e Lazios në një ndeshje që rezultoi më e vështirë se cdo parashikim.

Skualifikimi i Immobile (ndeshja e parë që mungon në kampionato) e Caicedos i krijoi jo pak probleme Inzaghi, ndërsa Pioli gjeti nga minuta e parë Ibrahimovic, që e tregoi veten menjëherë. Në të 23’ Milan kaloi në avantazh me një parabolë të Calhanoglu që u devijua nga Parolo e befasoi Strakoshën. Formacioni i Piolit kontrolloi manovrën dhe në të 31’ mund të kishte dy gola avantazh, por Ibrahimovic u vlerësua në pozicion jashtë loje. Tre minuta më pas, sidoqoftë, suedezi shënoi golin e dytë të Milan me penallti. Pa fat Strakosha që priti goditjen, por me trup e shtyu topin në rrjetë.

Milan luajti kartën Rebic në vend të Ibrahimovic: një lëvizje që ishte e programuar. Tentativa e Bonaventura ishte vetëm paralajmërim për 3-0 e Milan, që mbërriti në të 59’ me Rebic, i shërbyer nga Bonaventura. Lazio tani mund të kapet pas keqardhjeve, duke mos ndjerë më asnjë ëndërr në duar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *