• |
ide | kryesore

Bartomeu blindon Messi dhe shigjeton Real Madrid: “VAR duket se favorizon gjithmonë të njëjtën skuadër”

-Instant, Sport

Lionel Messi “do të përfundojë karrierën e tij futbollistike tek Barcelona”. Është absolutisht i bindur presidenti i klubit bluagrana, Josep Maria Bartomeu, që ka mohuar me forcë zërat sipas të cilëve 33 vjecari argjentinas, nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën aktuale me klubin katalanas, që skadon në qershor 2021. “Nuk po futem në detaje të negociatave sepse jemi të përqendruar tek kampionati e jemi në tratativa me disa lojtarë, por Messi na ka shpjeguar se dëshiron të qendrojë, kështu që mund tiu siguroj se mund ta admironi tek Barça për shumë kohë akoma. I mbeten shumë vite e do të zbavitemi gjatë”, ka thënë Bartomeu për rrjetin spanjoll Movistar.

Numri 1 blugrana ka folur pas fitores 4-1 tëë Barcelonës përballë Villareal që mban gjallë shpresat e titullit për skuadrën e Setien, momentalisht 4 pikë larg Real Madrid, që ka mundur Bilbaon falë një penalltie të transformuar nga Sergio Ramos e akorduar me ndërhyrjen e Var, që më pas ka mohuar një penallti për Athletic: “E pashë episodin e Bilbaos e, edhe pse më vjen keq ta them, e përsëris se Var nuk përdoret ashtu si duhet. Që kur sezoni ka rifilluar duket se favorizon gjithmonë të njëjtën skuadër” ka deklaruar Bartomeu duke kontestuar në këtë mënyrë barazinë në përdorimin e teknologjisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu