• |
ide | kryesore

Basha me fermerët në Devoll: Bujqësia prioritet, subvencionet në bazë të prodhimit, taksa e naftës do hiqet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fermerë te Devollit zhvilluan sot një takim Lulzim Basha, ku i shprehën problematikat që hasin në shitjen e prodhimeve të tyre, si mungesa e tregut dhe të subvencioneve, si dhe pamundësinë për të nxjerrë fitime të mjaftueshme për jetesën.

Kam qershi 5 dynym atje dhe po i hedhim. Qershitë po na i marrin me 500 lekë. Krim i madh! I marrin me 500 lekë dhe i shesin me 2 mijë lekë. Edhe atyre keq u bën edhe ne keq na bën”- u shpreh një fermer.

Një tjetër fermer u ankua për pesticidet të cilat përveçse janë të shtrenjta, nuk kanë asnjë efekt tek prodhimet. Për këtë ai thotë se duhen marrë masa të menjëhershme, me një agronom të licensuar nga vet ata.

I futëm pesticide shumë pemës por nuk jemi të sigurt, ka shumë kromë. Po të jetë agronomi i licensuar nga ne fermerët me licencë, do hyjë e do dali në Greqi lirshëm, t’i marri pesticidet më lirë dhe më të sigurta. Ai do na tregojë dhe kur është sezonin e spërkatjes”- u shpreh fermeri.

Shqetësime pati edhe për energjinë elektrike që u nevojitet për ujitjen e të mbjellave, pasi kostoja që kanë fermerët është shumë e madhe.

Kërkojmë që të na vendosin kabina elektrike, mirë është edhe për ne, mirë është edhe për shtetin. Se nesër unë jam shumë i ndërgjegjshëm që të të jap ty lekun, se do harxhoj energji elektrike, por e nxjerr mollën jo me kosto të madhe”.

Mungesa e tregut është një tjetër shqetësim që i ka penalizuar për 7 vite fermerët e Devollit. Sipas tyre, edhe pse prodhime ka plot, mungesa e tregut i ka bërë që t’i hedhin në lumë.

Prodhime ka plot, sa të duash. Problem është tregu. Pagova transportin 1 milion lekë për ta hedhur prodhimin në lumë. I ngarkuam me fadromë edhe direkt në lumë”- tha një tjetër fermer.

Pasi dëgjoi ankesat e fermerëve, kreu i opozitës tha se paketa e Partisë Demokratike është e qartë për çdo fermer shqiptar. Subvencioni në bazë të prodhimit, heqja e taksës së naftës dhe stimulimi i eksporteve janë tre masat që u vijnë në ndihmë fermerëve dhe ekonomisë shqiptare.

Për kuintal fruta, perime, drith, mish, bulmet, do ketë subvencione të përllogaritura në mënyrë të tillë që do të ulë koston e inputit, farave, fidanëve, dapeve. Çfarë i keni pesticide dhe naftën, do ketë një kuotë veçmas për bujqësinë. Taksën e qarkullimit që e rriti 240 lekë, do ta heqim dhe nafta për të gjithë do të jetë 240 lekë më lirë. Për fermerët, me anë të subvencionit, ndërsa sipas kategorive të prodhimit do të jetë dhe më e lirë. Prandaj e vetmja gjë që kërkoj nga ju, është që të jeni sa më efiçentë në prodhime që i thith tregu i brendshëm dhe që ne mund t’i stimulojmë për tregun e jashtëm” – tha Basha.



3 Comments

  1. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët trangullin prasin kungullin etj.

  2. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  3. listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

    Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, Lalaj lexoje listen e salihut tend o loqja e majte e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *