• |
ide | kryesore

Caktohen datat e rifillimit të dialogut Prishtinë Beograd nën mbikqyrjen e BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, do të rinisë në 12 korrik pasi dy ditë para tij me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, do të zhvillohet një “samit virtual”.

Lajmin e ka dhënë të hënën, Peter Stano, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

“Mund të konfirmoj se më 12 qershor, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vijnë në Bruksel për dialog. Mikpritës i këtij samiti do të jetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në prani të të dërguarit të posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, tha ai.

 

Dy ditë më vonë në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që, sipas BE-së, do të shënojë edhe rifillimin e dialogut për normalizimin gjithpërfshirës të raporteve.

I pyetur se kush do të jetë nga ana e Kosovës në “samitin virtual” të Parisit, Stano ka thënë se për këtë duhet të pyeten organizatorët, pra Zyra e Presidentit të Francës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *