• |
ide | kryesore

Egbo ‘i pastër’ para Zotit: “Nuk hyn Kupa, nuk e kam parë herë tjetër kështu ekipin”

-Instant, Sport



E ka përmendur kaq herë Zotin si pjesë të sukseseve të tij në krye të Tiranës, sa është e pamundur tashmë që edhe ngacmimet ti shkojnë në këtë drejtim. Humbja me Kukësin, në ndeshjen që vlente titullin ka bërë që teknikun bardheblu ti kujtohet ajo që ndodhi në Kupën e Shqipërisë përballë Bylis, ku Tirana u përfshi në stuhinë e kritikave për performancën e bërë në Ballsh. E kështu, ndoshta dicka nga lart dënoi padrejtësinë? “Zoti është ai që bën punën e vetë. E lemë atë të bëj punën e tij. Kam ndërgjegjen time personale pas ndeshjes me Ballshin. Unë e shikoj si ndeshje normale që mund të ndodhë. Nuk kemi bërë asgjë keq. Shumë flasin, por asnjë nuk e di çfarë ka ndodhur. Menduam për të pushuar disa lojtarë për ndeshjen me Kukësin, plus edhe vapa ndikoi”.

Hera e parë që kur është ulur në pankinë që Egbo përballet me humbjen e dytë radhazi, ndonëse është vetëm e treta në 21 ndeshje në detyrë: “Nuk kemi qenë në lojën tonë më të mirë. Po të kishim shfrytëzuar në maksimum rastet do të kishim marrë rezultat tjetër. Është hera e parë që e kam parë ekipin në këtë ditë. Nuk e shpjegoj dot. Ndoshta ndikuan edhe faktorët e tjerë dhe ndeshja e Kupës. Energjitë negative që kanë ndodhur afër ekipit. E filluam ndeshjen mirë, krijuam rastet, por nuk i shfrytëzuam në maksimum. Duhet të ishte ndryshe rezultati po të kishim shënuar” përfundoi nigeriani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *