• |
ide | kryesore

Hamilton i përgjigjet flakë Leclerc: “Nuk i kam kërkuar kurrë askujt të gjunjëzohet”

-Instant, Sport



Cmimi i Madh i Austrisë në F1 është diskutuar edhe për gjestin simbolik të pilotëve, që janë gjunjëzuar në start kundër racizmit. Jo të gjithë, në fakt, duke qenë se disa prej tyre si Leclerc e Verstappen, qendruan në këmbë. Sipas disa zërave, nuk kanë qenë dakord me Leëis Hamilton, lider i protestës në mbështetje të lëvizjes “Black lives matter”. “Nuk kam kërkuar ose pretenduar kurrë që dikush të gjunjëzohet. Nuk kam folur madje për këtë cështje. Kanë qenë F1 e Grand Prix Drivers’ Association që e kanë bërë”, është përgjigjur kampioni anglez i Mercedes.

“Unë vetëm kam përshkruar një skenar në bazë të të cilit heshtja ishte e njëjtë me përfshirjen”, ka shtuar ai, ndoshta në përgjigje të një artikulli të tabloidit britanik Daily Mail në të cilin lexohet se “privatisht, një numër pilotësh janë bezdisur nga insistimi i Hamilton për ti detyruar të gjunjëzohen” gjatë një mbledhje të GPDA të zhvilluar të premten në mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *