• |
ide | kryesore

“I thashë jo Real, kërkoj një klub fitues”: Pas fjalëve të Allegri fshihet Barcelona

-Instant, Sport



Në 30 qershor 2020 përfundoi kontrata prej 7 milionë në vit e Massimiliano Allegri me Juventus e tani tekniku livornez, që me bardhezinjtë ka ngritur 11 trofe në 5 vjet, është gati të nisë një aventurë të re në pankinë, në Itali por edhe jashtë saj: “Nuk më intereson vërtetë ku. Po kërkoj një klub me të cilin të ndaj një projekt e që të ketë ambicjen për të konkuruar e për të fituar” tha Allegri për mikrofonët e Marca.

“Iu gëzova familjes e qytetit tim, Livornos, me miqtë e një jete. Karikova bateritë” e tani tekniku sheh drejt së ardhmes, sepse dëshira për tu kthyer të jetojë ndeshjet si protagonist është e madhe. Allegri pranon se është gati të drejtojë një skuadër në La Liga e zbulon se ka qenë pranë Real Madrid pas lamtumirës së parë të Zidane: “Dy vjet më parë pati një kontakt por nuk ndodhi asgjë sepse kisha një kontratë me Juventus. Kisha një impenjim të fortë moral kunddrejt klubit e njerëzve të tij”.
E në lidhje me Juventus, Allegri është i sigurtë se dominimi i bardhezinjve do të vazhdojë gjatë: “Është një skuadër e ndërtuar për të fituar e për të fituar akoma. Vetëm për këtë. Për këtë mendoj që do ta bëjë për vite të tjerë. Me Cristiano Ronaldo bëri një kapërcim të madh, e shoh akoma për shumë vjet në Torino”.

Një batutë edhe mbi Lautaro Martinez e për hipotezën e kalimit tek Barcellona: “Fanella e Barças peshon shumë e cdo lojtar në botë duhet të ketë forcën e personalitetin për ta veshur. Lautaro ka gjithë kualitetin për të patur sukses. So po bën shumë mirë tek Inter, por të shohim nëse një ditë mund ta tregojë në Camp Nou”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *