• |
ide | kryesore

Kaosi me virusin/ Meta: Nevojitet urgjentisht një strategji e re

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta është shprehur se “ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik”.

Pasi i shprehu ngushëllimet familjes së doktor Hysni Shkjaut, i cili humbi jetën nga koronavirusi në moshën 69-vjeçare, Kreu i Shtetit theksoi se “çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë”. 

Përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. Është tepër i domosdoshëm forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve të bëra publike”, shkruan Meta në Facebook.



9 Comments

  1. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët.

  2. Meta eshte me i zgjuari nga te tre porcelinot.
    Thote nga nje llaf dhe rrit pazarin per vete.
    Sec do ti beje gjithe ato para?????

  3. Pse e harxhon kot kohen e relaxit o kustetutembrojtesi yne.
    Ti i aprovove paradhenie ndryshimet ne Kodin Pensal si pjese e luftes kunder virusit. Pra e ke kryer detyrimin tend me tepri.
    Tani ik vazhdo lojen e futbollit ne plazh, na i ler neve popullit dhe debilit Pipero detajet e vogla.
    Ti na e ke dhene Strategjine. Tani policia te arrestoje shkelesit e ligjit, drejtesia e reformuar ti burgose dhe Pipero & Co te ngrene moralin me intervista.
    Li-derri suprem te meret me ceshtjet qe shqetesojne globin.
    Lum si ne per ju!

  4. Po mire ndonje ide ke ti se cfare strategjie duhet apo del thjesht sa per vemendje ne media. Futi dhe nai foto dhe me Cimin dhe Bes KARllakun

  5. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët.Prasin trangullin e keni ju si pd eksperience mos harro tritanin o loqja e majte e salihut

  6. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  7. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët trangullin prasin kungullin etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *