• |
ide | kryesore

Kate Middleton, më në formë se kurrë pas karantine

-Instant, Paparazzi, Slider



Ashtu si e gjithë bota, edhe familja mbretërore nuk i shpëtoi karantinës si pasojë e Covid-19. Izolimi i gjatë, duket se ka nxjerrë në pah një version tjetër të Kate Middleton-it, që para karantinës nuk ishte dhe aq e dukshme. Sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, dukesha ka filluar të shfaqë aftësi të tjera komunikimi me publikun, duket më shumë e relaksuar, e qetë dhe e motivuar për të vazhduar me detyrat mbretërore.

“Ajo duket se po e merr në duar rolin e saj me më shumë fuqi se kurrë! Do të bëj më të mirë me gjithë aftësitë që zotëron! Koha e kaluar në karantinë e ka përgatitur goxha mirë për pozicionin e ri në familje. Eshtë më aktive dhe ndërvepron më shumë me njerëzit.”- janë shprehur ata. Pas largimit të princ Harry-it dhe Meghan Markle-it, u tha se Kate ishte më shumë se e mbingarkuar me detyrat e familjes sepse tani e gjithë “barra kishte rënë mbi të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *