• |
ide | kryesore

Mali i Zi legalizon çiftet e të njëjtit seks

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Aktivistët LGBT e mirëpritën vendimin e parlamentit si një hap historik për shoqërinë, ndërsa blloku opozitar pro-rus e cilësoi atë si një sulm ndaj vlerave tradicionale.


Parlamenti në Mal të Zi votoi të mërkurën për legalizimit e partneritetit civil midis personave të të njëjtit seks, duke u bërë kështu vendi i parë jo anëtar i Bashkimit Europian që njeh në ligj çiftet gej dhe lesbike.


Parlamenti e miratoi ligjin me një shumicë shumë të ngushtë të deputetëve nga Partia Demokratike e Socialistëve në pushtet, PDSH, Social Demokratët, Partia Liberale dhe Partia Social Demokrate e opozitës. Votimi ishte 42 me 5 në parlamentin e përbërë nga 81 vende.

Aktivistët LGBT e cilësuan vendimin si një hap historik për shoqërinë. “Nga sot, ne jemi një hap më afër lirisë dhe barazisë së plotë. Si kurrë më parë, ne jemi afër jetës me dinjitet”, tha grupi Queer Mali i Zi në një njoftim për shtyp.

Në llogarinë e tij në Facebook, Zdravko Cimbaljeviç, personi i parë që tregoi hapur se ishte homoseksual në Mal të Zi, tha se ligji ishte miratuar më në fund pas shumë vitesh punë të palodhur, lobim, biseda dhe pavarësisht homofobisë së dukshme brenda në parlament dhe mes liderëve fetarë. Në fund të vitit 2013 ai mori azil politik pasi tha se kishte marrë kërcënime serioze në vendin e tij.

“Edhe pse të drejtat e komunitetit LGBTIQ në Mal të Zi nuk janë mirë, kjo sot është një ngjarje historike që shumë prej nesh e festojnë me zemër”, tha Cimbaljeviç.

Votimi u mirëprit nga presidenti malazez Milo Djukanoviç dhe kryeministri Dusko Markoviç, i cili theksoi se Mali i Zi po afirmonte “vlerat e tij europiane”.

Në Tëitter, Djukanoviç deklaroi se Mali i Zi ishte “një hap më afër bashkimit me demokracitë më të zhvilluara”, ndërsa Markoviç tha se Mali i Zi kishte bërë një hap të madh në pjekurinë e tij demokratike dhe proceset e integrimit.

Ambasadorja britanike dhe ajo amerikane në Mal të Zi, Alison Kemp dhe Judy Rising Reinke, u shprehën se Mali i Zi kishte marrë një vendim historik. “Ky është një hap i rëndësishëm përpara për barazi dhe tolerancë për të gjithë”, tha ambasadorja Reinke në Twitter.

Kjo ishte vetëm përpjekja e fundit e parlamentit malazez për të miratuar ligjin. Vendi u përpoq ta miratonte këtë në vitin 2014, por që përpjekja e parë dështoi.

Një tjetër ligj që njeh çiftet e të njëjtit seks nuk arriti të miratohej përsëri më 31 korrik 2019, pasi deputetët nga koalicioni qeverisës që përfaqësonin pakicat etnike votuan kundër tij.

Bashkë me shumicën e deputetëve të opozitës, të gjithë përfaqësuesit e pakicave etnike në parlament votuan kundër ligjit të mërkurën – përkatësisht Partia Boshnjake, Nisma Civile Kroate dhe partia etnike shqiptare Forca, të cilat janë të gjitha pjesë e koalicionit qeverisës.

“Ne nuk jemi kundër integrimit europian, por nuk mund të mbështesim martesat e të njëjtit seks dhe aq të guximshëm sa ta themi qartë këtë gjë”, tha deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu.

Blloku kryesor i opozitës, Fronti Demokratik, i cili është konservator dhe i afërt me Rusinë, tha se shumica e qytetarëve në Mal të Zi ishin kundër çifteve të të njëjtit seks dhe akuzoi qeverinë se po dëmton vlerat tradicionale.

“Qëllimi kryesor i këtij ligji është vendosja e një sistemi të ri vlerash. Pasi na morën gjithçka, tani duan të na marrin edhe familjet”, tha një nga drejtuesit e Frontit Demokratik, Nebojsa Medojeviç.

Ligji i ri njeh çiftet e të njëjtit seks, por nuk u jep atyre të njëjtat të drejta si çiftet e martuara.

Ata nuk lejohen ende të birësojnë apo marrin në kujdestari fëmijë, për shembull, për të cilën organizatat e të drejtave të njeriut thonë se kufizon të drejtat e komunitetit LGBT. Çiftet e të njëjtit seks gjithashtu nuk njihen si familje.

Homoseksualiteti mbetet një çështje e ndjeshme në një vend akoma konservator, ashtu sikurse kudo në Ballkan.

Sondazhet e mëparshme treguan se 71 për qind e qytetarëve në Mal të Zi e konsiderojnë homoseksualitetin një sëmundje dhe se një në dy qytetarë pajtohej se homoseksualiteti është një rrezik për shoqërinë dhe se shteti duhet ta shtypë atë.

Nga ish-republikat e tjera jugosllave në rajon, Kroacia dhe Sllovenia kanë legalizuar çiftet e të njëjtit seks. /birn

5 Comments

  1. Ne artikull — “Homoseksualiteti mbetet një çështje e ndjeshme në një vend akoma konservator, ashtu sikurse kudo në Ballkan.”

    E shkruar ashtu si duhet — “Homoseksualiteti eshte nje ceshtje e ndyre qe duhet zhdukur sapo shfaqet, eshte nje kancer per shoqerine dhe shkaterruese e familjes. Eshte turp i nje shoqerie!”.

    Ju te ketij portali e keni shkruar kete artikull sikur eshte dicka e keqe te qenit konservator dhe me demek “liberalizimi i shumepritur” do te na ndricoje te ardhmen. Turp ata e turp ju!

  2. Kthim ne identitet.Sllavet njihen si bythqima.Edhe kur takohen puthen burrat me njeri tjetrin dhe jo ne faqe por pothuajse ne buze

  3. Cfare ndyrsirash nuk po na degjojn veshet e shohin syte. Epo tani le ta presin te tatpjeten…. Bbota eshte cmend komplet. Trut ne drejtim te pa ditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu