• |
ide | kryesore

Më 10 korrik rinis dialogu Kosovë-Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova dhe Serbia pritet këtë javë të bëjnë hapa konkretë drejt dialogut dypalësh me ndihmën e një iniciative franko-gjermane si ajo e vitit të kaluar në Berlin.

Presidenca franceze si organizatore kryesore, njoftoi se kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kreu i shtetit të Francës, Emanuel Makron, kancelarja gjermane Angela Merkël dhe kryediplomati i BE-së, Xhuzeb Borel, do mbajnë të premten një samit nga interneti me synimin për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Takimit me video raportohet se do i paraprijnë fillimisht të martën konsultimet e kryeministrit Hoti në pallatin Elize dhe dy ditë më pas, mes Makronit dhe homologut Vuçiç.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për punët e jashtme, Peter Stano, konfirmoi të hënën vazhdimin e dialogut informal gjatë fundjavës edhe në zyrat e Brukselit.

“Çdo gjë, ne si BE dhe si vende anëtare e bëjmë në interes të objektivit të përbashkët që është rinisja e dialogut. Nuk është rastësi që këtë dialog informal mes Prishtinës dhe Beogradit e mbajmë të dielën. Takimet respektive plotësojnë njëra-tjetrën dhe tregojnë mbështetjen e dëshirën e BE-së për t’i asistuar palët.”

Mbajtja e këtij samiti të Parisit dhe dialogu në Bruksel vijnë pas shtyrjes së një takimi tjetër të rëndësishëm Prishtinë-Beograf i parashikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi u shty pasi Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë komunikoi aktakuzën me dhjetë pika ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësohet ekskluzivisht nga Bashkimi Europian që prej 2011-ës, ndërsa takimi i së dielës në Bruksel do të jetë i pari mes palëve që nga nëntori i vitit 2018.



4 Comments

  1. Gabim….evropianet jane shume me te holle …me ata e ha e nuk e merr vesh
    Me te holle se administrata e Tramp me patjeter njehere…
    Si ajo puna e asteriskut pas emrit te Kosovës…bombë berthamore per njohjet ai asterisku i vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *