• |
ide | kryesore

Mustafaj zbardh bisedat me Bashën për rikthimin e të larguarve në PD: Do që të hapë garën, jo t’i bëjë dhurata dhe poste në qeveri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mustafaj



Ish- ministri i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për hapjen e PD duke zbuluar edhe disa biseda personale me kreun e PD, Lulzim Basha lidhur me këtë proces.

Mustafaj shprehet se prirja e kreut të PD, është të hapë garën për deputetë, por jo që të larguarve t’u bëjë dhurata si vende në parlament apo poste në qeveri. Ai shton se cilido i larguar, që pas ikjes nga PD ka shkuar në parti tjetër apo ka krijuar parti të re është i ftuar të garojë në PD, duke fituar besimin e demokratëve dhe jo duke kandiduar pa garë.

Mustafaj shpreson që procesi i hapjes në PD të jetë kristalizuar deri në shtator.

”Ka një konfuzion sa i përket termit hapje. Unë jam anëtar dhe nuk jam larguar për shembull asnjëherë. Në asnjë rrethanë shumë persona nuk janë larguar drejt një force tjetër. Ftesa është për një aktivizim më të madh. Personalisht mua po, por unë kam qenë më pranë me PD, kontaktet nuk i kam humbur, dhe jam takuar me Bashën, edhe kur kam qenë në kritikat e mia më të forta.

Në rastin tim është si mund t’ia bëjmë që të afrojmë të tjerë. Hapja është për ata që kanë shkuar në parti të tjera, dhe kanë krijuar parti të tjera. E ngjashme me atë të 2004. Në këtë kuptim kuptoj se ka një vullnet real për të bashkuar energjit ë opozitare. Flitet dhe për KOP-i 2. Krijimi i një strukture 2 Ad- Hoc. PD në platformën e saj duhet të nënkuptojë çdo të thotë hapje. Nuk them dot që është proces Ii vonshëm apo jo. Besoj që deri në shtator të kristalizohet. Shoh një shqetësim, se këta njerëz të kthehen në PD për t’u futur në parlament dhe për të zënë pozicione.

Në bisedën me Bashën, nuk e kam vënë këtë lloj prirje. Basha ka prirjen për të hapur garën, por jo për dhurata apo për t’iu dhënë poste.

Nuk është improvizim. Në 2000 unë kam qenë në garë për Bashkinë e Tiranës, unë dola me Bamir Topin, zgjodhi Anëtarësia. Por në 2000 nuk arriti të krijojë përvojë politike. Tani ka më shumë se një vit, më ka thënë Basha, Fondacioni i Konservatorëve Britanike po punon për krijimin e një skeme si në Britani. Vlerësues për elitën politike lokale dhe qëndrore. Mekanizmat janë ndërtuar, a do të mund të funksionojnë, këto ngelen tek ndershmëria.

Unë nuk kam pikësynim të futem në garë për deputet. Por nëse do të rikthehet cilido duhet t’i futet garës. Do ishte e pandershme dhe joproduktive nëse futen pa garë.”- tha Mustafaj.



6 Comments

  1. Ore gare patjeter, por me pare oferta. Tani ka shume me shume shqiptare te shkolluar ne unit me te mire jashte vendit se ne 2004 dhe prap prurjet as nuk krahasohen me KOP-in e asaj kohe, i cili ishte nje akademi e shkelqyer politike e liberalizmit te djathte, qe edhe pse nuk e perdor ne menyren me te mire dha efekte pozitive, te pakten deri ne 2007, kur nje pjese iken te zhgenjyer si Grid Rroji dhe te tjeret u bene oportuniste si Nurellaret e Hasimet apo dhe vete Luli. Megjithese Luli nuk ka qene ndonje fare ideologu. Gjithsesi ne 2005 shqiptaret treguan qe votojne kandidate cilesore. Ta siguroj qe shumica e shqiptareve qe vlejne jashte vendit jane te djathte. Te majtet jane lali ersa, llapaqene pa moral te indoktrinuar nga ata qe i paguajne shkollen.

    1. Shume te drejte Neri. Nqs PD e quan si prurje fytyren e Besnikes Mustafas, Imamit, Jozefines dhe Patosit, jo qe ska per te fituar asnje vote plus, por do humb edhe shume vota. Njeri me negativ se ky Besniku nuk kam pare. PD duhet te heq edhe ca te tjere qe po plaken ne politike, si Pollo,Shehu,dhe cdo person mbi 55 vjec

  2. Keta duhet ta kuptojne qe ju iku koha . Nuk kam asgje me Mustafajin dhe shume te tjere si ai , por ça kishin per te dhene e keta e dhane . Tani duhen figura te reja , me figura te reja nuk kuptoj 20-25 vjeçaret por ata qe jane mbi 40 vjeç por qe nuk jane te njollosur .

  3. listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

    Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, Ja keto jane fytyrat e reja qe salihu ja ka dhene me dhune luluqes se pd o neriiiiiiiiiiiiiiiiii

  4. PD ne daç te hapet ne daç te mbydhet, problemi eshte se shqiptaret nuk e besojne e nuk e votojne. Duan te bejne teatro? KO! teatro do gjejne!

  5. Ne demokraci njeriu i perkushtuar, demokrat i kulturuar, i zhvilluar, qe njeh problemet e thella te popullit, mund te jete nje kandidat per shoqerine e per zhvillimin e jetes mbi baza rreale te demokracise. Lidhjet, e problemet e njerezve jane detyre e te zgjedhurve nga populli per tu zgjidhur e ndihmuar, qe jeta te jete ne progres, pa i cenuar ato, por duke i ndihmuar me zbatimin e ligjeve me korrektesi per te rritur kerkesat ne zbatim te tyre. Ne perfaqesi, si kandidate nuk ka rendesi mosha, apo dalja ne televizione, apo propaganda hipokrite, ka rendesi pastertia, vendosmeria, pastertia e figures perkushtimi. Opinionet qe hidhen nga sabotues te rrealitetit per disa ish figura, mendoj eshte e qellimeshme per te pergjithesuar e denigruar figurat e demokrateve te sinqerte e te ndereshem.Ne perzgjedhjen e kandidateve duhet marre edhe opinioni i njerezve ne pergjithesi si objektiv i pasqyres se veprimtarise e jetes shoqerore te nominuareve per deputete, qe perfaqesimi te jete sa me dinjitoz e me devotshmeri per demokracine e kerkuar kaqe vite. PDja duhet te shikoje mire e ne site me lupe te tere te propozuarit per deputete qe te nesermen mos te na dalin, sic dolen ne kete parlament sharlatan te sotemin.Koha ka ardhur qe demokracine ta pastrojme nga te shtiret, e spiunet servile, qe kur kapin dicka, harrojne ata qe i kane zgjedhur.Por gjithesesi, e aredhmja do jete me e mire, e shume demokratike se sa ky pushtet rilindasish hibride, qe na diskretituan si popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *