• |
ide | kryesore

Ndërron jetë një tjetër person nga Covid në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërron jetë në QSUT një 82-vjeçar nga Kruja. Viktima me inicialet B.D ishte prej ditesh i intubuar dhe pasditen e sotme ka ndërruar jetë.

82-vjeçari, përveçse i prekur me Covid-19, vuante dhe nga sëmundje të tjera. Aktualisht në Krujë janë mbi 110 persona aktivë të prekur me Covid-19.

Me vdekjen e 82-vjeçarit shkon në 80 numri i viktimave nga Koronavirusi në vend, dhe rasti i parë fatal në Krujë.

Sa i përket infektimeve, që javët e fundit njohin vetëm rritjen, Shqipëria ka 1183 raste aktive ku dominojnë Tirana, Durrësi dhe Shkodra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *