• |
ide | kryesore

Parodia e Superiores/ Cungu ankohet pse kundërshtari luajti futboll, Flamurtari përgjigjet: “Të shohë si po fiton Laci”

-Instant, F1, Sport



Nëse je i rënë nga Kategoria, duhet të hapësh portën. Ky është mentaliteti në Shqipëri, ai që Armando Cungu, po jo vetëm ai, dëshmoi në ndeshjen e djeshme, pas fitores së vuajtur 2-1 kundër Flamurtarit. Vlonjatët të parafundit e matematikisht një divizion më poshtë edhe me 10 lojtarë ia kanë bërë jetën të vështirë kurbinasve, aq sa tekniku Cungu nuk u përmbajt duke akuzuar kundërshtarin…. pse luajti futboll.

“Komplimenta Flamurtarit që u kujtua të luajë futboll në Laç pas 700 javësh, shpresojmë të luajë kështu edhe në javët e mbetura” ishte ironia e shëmtuar e teknikut të Lacit, që ka marrë menjëherë përgjigjen e klubit vlonjat në profilin zyrtar në Instagram. Flamurtari i kujton Cungut se më parë duhet të shohë si po i fiton ndeshjet skuadra e tij, duke e shoqëruar postimin me një foto nga momenti i penalltisë së golit të parë, ku njëri prej lojtarëve të Laçit ndodhej në pozicion jashtë loje, gjë që para se të ishte penallti e bën aksionin të pavlefshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *