• |
ide | kryesore

Pedagogët injorojnë Kuvendin/ U thirrën 212, por vetëm 1 shkoi të flasë për Kushtetutën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të gjithë profesorët e drejtësisë në një mbledhje online për të dhënë mendimin e tyre sa i përket ndryshimeve në Kushtetuese që kërkon opozita parlamentare, por sot në takim nga 212 pedagogë që ishin ftuar, ka marrë pjesë vetëm 1 prej tyre.

Qartazi akademikët kanë injoruar këtë mbledhje të përbashkët të Këshillit për Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, pasi e vetmja përfaqësuese ka qenë pedagogia Ardita Buna, e cila dha mendimin e saj mbi temën në fjalë. Gjatë mbledhjes ajo tha se do ishte ideale që ndryshimet të miratoheshin me 140 vota në parlament, me konsensus të plotë.

Mbledhja u drejtua nga deputetja Vasilika Hysi, e cila e ka shprehur hapur habinë për braktisjen e mbledhjes nga pedagogët. Hysi tha se njoftimi u ishte dërguar të gjithë pedagogëve por e ka pranuar vetëm 1 prej tyre. Kurse Murrizi e quajti neglizhencë dhe mospërfillje edhe s’mund ta specifikjonte nese ishte për Kuvendin apo opozitën.

 



5 Comments

  1. Jo se e kane injoruar.. por sepse nuk dine.. jane komplet te paafte. Dhe duke qene te paafte.. kane frike te flasin.
    Pastaj .. ku kemi ne 212 pedogoge qe jane eksert persa i perket kushtetutes ? Maksimumi 8-9 personalitete jane qe mund te flasin per kushtetuten.. pedagoget e tjere jane te specializuar ne fusha te ndryshme te jurisprudences.

    Gomarrlik qe kane ftuar 212 pedagoge. (pse kemi kaq shume pedagoge ne per ligjin kushtetues ? )

  2. Ky lajmi me duket si i rrem..
    Kush eshte burimi i ketij lajmi ? Autori ?
    Se nuk ka mundesi te jene ftuar 212 pedagoge per ligjin kushtetues.
    Ne 212 pedagoge kemi gjithsej ne arsimin e larte .
    Pastaj nese kane ftuar per te folur per kushtetuten pedagoget e zooteknikes ose te inxhnjeri minierash .. atehere pse cuditen qe nuk kane marre pjese ?

  3. Pse genjeni? Une di nje tjeter qe mori pjese, Namyti Kristaqi Llum Muti.
    Kjo eshte edhe arsyeja qe sot nuk ka qene aktiv me komentet e tij sa intiligjente aq edhe kompetente.

  4. Pedagogja qe paska folur per ndryshimet kushtetuese, paska qene shume e pergatitur perderisa ka kerkuar qe te votojne 140 deputete kur dihet qe parlamenti ka nje vit e gjysem me 122 deputete.

  5. Pae nuk erdhen ? Sepse jane profesora o “zoterinj” te kuvendit , ndersa ju doni doni prane vetes kodosha apo kriminele . E kuptoni qe ata nuk kane me besim tek politika dhe nuk duan te perzihen dhe te perdoren nga ana e saj. Te afrohesh prane politikes sikur edhe te japesh vetem mendim do te thote te njollosesh veten . Tani e kuptoni se ne ç’derexhe e keni katandis kete vend ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *