• |
ide | kryesore

Projekti i ri i Era Istrefit (Foto)

-Instant, Paparazzi, Slider



Era Istrefi i mungoi publikut për disa kohë. Këngëtarja njoftoi fansat se po punonte për disa projekte, por ajo çka do shohim konkretisht nga Era do të vijë së shpejti.

Istrefi ka ndarë disa momente nga studio muzikore, duke përgatitur kështu ndjekësit se kënga e re do të lançohet në pak ditë. Ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër, duke ngritur disa pikëpyetje. Shqip apo Anglisht? Solo apo bashkëpunim? Prodhim shqiptar apo i huaj? Të gjitha këto, Era do t’i tregojë në ditët në vijim. Këngëtarja festoi datëlindjen ditën e shtunë dhe gjithçka publikoi ishin disa foto veshur kokë e këmbë me të kuqe, me përshkrim: “Vajza e datëlindjes”. Era preferon të ruajë privatësinë kur vjen puna tek jeta personale, ndërsa pritet që të rikthehet fuqishëm me këngën e re

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *