• |
ide | kryesore

“Shkëmbimin e territoreve ma kërkuan Thaçi dhe Vuçiç”/ Presidenti Meta flet për deklaratën e Bolton

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Shtetit, Ilir Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e John Bolton, ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Donald Trump, i cili është shprehur se “shkëmbimi territorial mes Kosovë dhe Serbisë nuk ishte ideja ime, ma kërkuan Thaçi dhe Vuçiç”.

Meta ka thënë se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE, ndërsa çdo ide për ndryshimin e kufijve, thekson se nuk i shërben forcimit të themeleve të Evropës së bashkuar.

“Vlerësoj që pa u bërë pjesë e komenteve të diplomatëve, apo ish përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE. Është objektiv i shpallur në mënyrë të qartë nga të dyja vendet dhe pa asnjë diskutim që në BE, çdo ide për ndryshim kufijsh është ide, që nuk i shërben forcimit të themeleve të Evropës së bashkuar dhe është mjaft e rëndësishme të punohet për të zbatuar standardet e BE në të dy vendet, sepse nuk mund të ketë asnjë zgjidhje, as të qëndrueshme e as paqësore duke bërë llogari jo vetëm kufijsh, por edhe qytetarësh në radhë të parë. Nuk ka nevojë Ballkani për zgjidhje të vjetra që tregojnë sa e shkatërrojnë të ardhmen e këtij rajoni”, tha Kreu i Shtetit.

I pyetur nëse kishte informacion për përfshirjen e kryeministri Rama në shkëmbimin e territoreve, duke iu referuar qëndrimeve të ish-këshilltarit të tij, Tony Blair, se ky i fundit ishte investuar në këtë çështje, Kreu i Shtetit tha: “Pavarësisht nga një informacion i tillë, unë duhet të falënderoj Britaninë e Madhe, që ka pasur dhe ka qëndrim koherent dhe të qartë për të ardhmen e rajonit dhe për kontributin që jep, që ky rajon ta ketë vendin në BE, ku shpresojmë të kthehet edhe Britania e Madhe në të ardhmen”.



5 Comments

  1. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët.

  2. Albanian Psycho
    Nuk gjen gje tjeter vecse tradhtare, servile, hajdute dhe papagaj propagande te kjo fare e zeze.

  3. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët,trangullin prasin kungullin ja ka futur ne bythe gjithe shpellkareve te pd shpellkareve te portaleve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *