Kreu i Shtetit, Ilir Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e John Bolton, ish-këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Donald Trump, i cili është shprehur se “shkëmbimi territorial mes Kosovë dhe Serbisë nuk ishte ideja ime, ma kërkuan Thaçi dhe Vuçiç”.
Meta ka thënë se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE, ndërsa çdo ide për ndryshimin e kufijve, thekson se nuk i shërben forcimit të themeleve të Evropës së bashkuar.
“Vlerësoj që pa u bërë pjesë e komenteve të diplomatëve, apo ish përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE. Është objektiv i shpallur në mënyrë të qartë nga të dyja vendet dhe pa asnjë diskutim që në BE, çdo ide për ndryshim kufijsh është ide, që nuk i shërben forcimit të themeleve të Evropës së bashkuar dhe është mjaft e rëndësishme të punohet për të zbatuar standardet e BE në të dy vendet, sepse nuk mund të ketë asnjë zgjidhje, as të qëndrueshme e as paqësore duke bërë llogari jo vetëm kufijsh, por edhe qytetarësh në radhë të parë. Nuk ka nevojë Ballkani për zgjidhje të vjetra që tregojnë sa e shkatërrojnë të ardhmen e këtij rajoni”, tha Kreu i Shtetit.
I pyetur nëse kishte informacion për përfshirjen e kryeministri Rama në shkëmbimin e territoreve, duke iu referuar qëndrimeve të ish-këshilltarit të tij, Tony Blair, se ky i fundit ishte investuar në këtë çështje, Kreu i Shtetit tha: “Pavarësisht nga një informacion i tillë, unë duhet të falënderoj Britaninë e Madhe, që ka pasur dhe ka qëndrim koherent dhe të qartë për të ardhmen e rajonit dhe për kontributin që jep, që ky rajon ta ketë vendin në BE, ku shpresojmë të kthehet edhe Britania e Madhe në të ardhmen”.
QASI MUTI JE EDHE TI PER KARRIK SHITNI FMIT E LUBONJA NBYTH TJU QI
Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët.
Albanian Psycho
Nuk gjen gje tjeter vecse tradhtare, servile, hajdute dhe papagaj propagande te kjo fare e zeze.
Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët,trangullin prasin kungullin ja ka futur ne bythe gjithe shpellkareve te pd shpellkareve te portaleve
In Boom
Se c_thu mbass komentit tende.