• |
ide | kryesore

Szoboszlai tregon skuadrën e re në rrjetet sociale: ‘like’ fitores ndaj Lazios

-Instant, Sport



Milan ka një tifoz më shumë se ndoshta nga nesër do të ketë edhe një lojtar të ri: Dominik Szoboszlai, objektivi i merkatos kuqezi e lojtari i preferuar i Rangnick duket se e ka zbuluar të ardhmen e tij me një veprim të thjeshtë në rrjetet sociale. Mesfushori i Salzburg ka vendosur një pëlqim në një postim në Instagram që shpërndante fitoren milaniste ndaj Lazios. Një gjest që pason shkëmbimet e pëlqimeve, gjithnjë në rrjetet sociale, mes Leaos e Szoboszlai.

Në fund të majit, sulmuesi portugez kishte komentuar me emoticon e fytyrës së dashuruar një postim të mesfushorit, që ishte përgjigjur menjëherë, duke shpërthyer zërat për transferimin e mundshëm.

Kuqezinjtë kanë lëvizur para të gjithëve për hungarezin që Rangnick e sheh si pedinë qendrore të Milanit të tij të mundshëm: klauzola prej 25 milionë euro e bën një objektiv të arritshëm dhe të përshtatshëm me projektin milanist të së ardhmes, edhe pse duhet patur kujdes se futuro anche se Szoboszlai ka shumë të interesuar në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *