• |
ide | kryesore

U akuzua se fsheh barkun, Gigi: Jam krenare për shtatzëninë

-Instant, Paparazzi, Slider



Gigi Hadid është në muajt e parë të shtatzënisë, ndërsa vëmendja e publikut është kthyer diku gjetkë. Fansat presin me padurim të shohin barkun e saj të rrumbullakosur, por Gigi preferon ta ruajë edhë pak privatësinë në këtë drejtim.

Megjithatë, “British Vogue” ka bërë një lajm lidhur me këtë temë, duke u bazuar tek një përgjigje e modeles për një nga ndjekësit në rrjet. Sipas tyre, kjo e fundit ka mohuar se i duket barku dhe në shkrim theksohet: “Gigi Hadid fsheh barkun e rrumbullakosur.” Megjithatë, modelja nuk e ka lënë situatën të kalojë kaq lehtë. Ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter, duke treguar me fakte se “British Vogue” i kishte keqinterpretuar fjalët e saj. “Fsheh…”, nis statusi i Hadid, duke adresuar sqarimin për lajmin e tabloidit në fjalë. “Unë u përgjigja [për ndjekësin] se nga përpara nuk duket për shkak të kominosheve të gjera që kisha veshur, ndërsa në profil ndryshon puna.

Nuk po mundohem të fsheh asgjë. Do jem krenare dhe e lumtur të ndajë ndryshimet e trupit gjatë shtatzënisë kur të më duket e arsyeshme. Falemnderit”, ka sqaruar Hadid. Ajo gjithashtu ka shtuar: “Për momentin po shijoj çdo moment pranë familjes dhe njerëzve të zemrës.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *