• |
ide | kryesore

“Unë Ennio Morricone kam vdekur”/ Letra që la me dorën e tij kompozitori italian

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Largimi nga kjo botë e Ennio Morricone-s shënon humbjen e një pjese të historisë që fillon gjysmë shekulli më parë. Kompozitori italian i dha jetë më shumë se 500 melodive, shpesh të pavdekshme, për kinemanë dhe televizionin. Fituesi i çmimit Oskar ka preferuar të lërë pas një tjetër kompozim, ndoshta më të ndjerin, atë të nekrologjisë së tij.

Gjeniu që në karrierë u duartrokit për njohuritë dhe shkrirjen e përsosur të klasikëve në të tijën stilistikë muzikore, zgjedh t’i thotë lamtumirë miqve dhe familjarëve. Fjalët më të ëmbla dhe të ndjera shkojnë për të shoqen, Maria.

***

Unë, Ennio Morricone, kam vdekur. Njoftoj të gjithë miqtë që kanë qenë gjithmonë pranë meje, si dhe ato që janë paksa larg, të cilët i përshëndes me shumë dashuri. Është e pamundur për t’i përmendur të gjithë.

Por kujtoj përzemërsisht Peppuccio-n dhe Robertën, miq për kokë, shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës.

Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të kem një funeral intim: Nuk dua të shqetësoj askënd!

Përshëndes ngrohtësisht Inesin, Laurën, Enzo-n dhe Norbertin, sepse ndanë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time.

Dua të kujtoj me dashuri motrat e mia, Adrianën, Maria-n, Franca-n, si dhe të dashurit e tyre. Dua t’u bëj me dije se i doja shumë.

Një përshëndetje fortë, e ngrohtë dhe e thellë shkon për fëmijët e mi, Marco, Alessandra, Andrea, Giovani dhe nipërit dhe mbesat e mia, Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca. Shpresoj që ata të kuptojnë se sa shumë i doja.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Maria. Për të po ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Lamtumira më e trishtë shkon pikërisht për të.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *