• |
ide | kryesore

Video/ Bylis është një makth: barazim për Partizanin që sheh Europën të largohet

-Instant, Sport, Video



Fitorja e katërt radhazi, e para nën drejtimin e Sormanit, mbetet mirazh për Partizanin, që nga Adush Muca ka dalë me një 1-1 që i lë dhe jo të kënaqur. Për mënyrën si erdhi ndeshja të kuqtë mund ti gëzohen pikës në makthin e tyre, atë Bylis gjithnjë problematic për ta, por Europa largohet me Lacin që fitoi.

Ngjarjet e Kupës kishin karikuar ambjentin ballshiot dhe Dovedan kërkonte me cdo kusht të provonte se fitorja me Tiranën nuk ishte si mendohet. E në fakt janë shumë më mirë mallakastriotët, që testuan disa herë kundërshtarin, ëprpara se ti dënonin në minutën e
18’ me Edison Ndrecën. Mbrojtësi shënoi nga goditja e dënimit duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, që Partizani u mundua ta kthente por pa vendosmërinë e duhur.

Në të dytën, sjellja e të besuarve të Sormanit ishte krejt tjetër dhe në të 70’ Braun barazoi rezultatin, pas një krosimi të marrë nga Trashi. Një pikë nuk vlente për askënd dhe skuadrat luajtën hapur në ëkrkim të një goli që do ti jepte kuptim edhe klasifikimit, sidomos për të kuqtë. Me këtë barazim, Partizani shkon në vendin e 5-të me 48 pikë, ndësa Bylisi në vendin e 7-të me 44 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *