• |
ide | kryesore

VIDEO/ Futbollisti goditet nga rrufeja në mes të fushës

-Instant, Arkiva, Sport



Një futbollist 16-vjeçar rus është në gjendje kome pasi u godit nga rrufeja. Ngjarja ndodhi në Orekhovo-Zuevo, pranë Moskës, teksa Ivan Zaborsky po stërvitej veçmas shokëve pasi luan në rolin e portierit. Ai kishte në qafë një varëse metalike, e cila është goditur nga rrufeja.

“Është në gjendje të qëndrueshme, por mjekët e kthyen në koma të induktuar për shkak të shokut të madh të pësuar. Në qafë i ka ngelur shenja e varëses që u godit nga rrufeja. Doktorët thanë se është me shumë fat që shpëtoi”, – thotë e dashura e portierit për “Podyem”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *