• |
ide | kryesore

Afera me inceneratorët/ A do ta mbajë Rama premtimin për të dhënë dorëheqjen (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen”.
Janë këto fjalë të kryeministrit Edi Rama gjatë një debati në Kuvend për inceneratorët kur brenda tij ishte edhe Partia Demokratike.

Rama shprehej i vendosur atëherë se kostot e ndërtimit të inceneratorëve nuk ishin ato që pretendonte opozita dhe se nuk ishin paguar miliona euro nga paratë e taksapaguesve për kompanitë që administrojnë këto inceneratorë me procedura të dyshimta. Thuhet me procedura “të dyshimta” pasi një investigim i BIRN zbuloi një raport konfindencial auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit për inceneratorin e Sharrës në periferi të Tiranës.

“Sipas studimit të fizibilitetit, totali i kostove të ndërtimit dhe operimit të inceneratorit (të Sharrës) kap vlerën e 430 milionë eurove, ndërkohë që përfitimi nga shitja e energjisë elektrike dhe skrapit vlerësohet respektivisht 133 milionë dhe 78 milionë euro” – thuhet në raport konfindencial auditin e KLSH-së.

Aty thuhet se projekti koncensionar i inceneratorit të Tiranës u prezantua fillimisht si një investim privat me vlerë rreth 140 milionë euro, i cili do të paguhej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

“Por një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH në Drejtorinë e Koncesioneve të Ministrisë së Financave në vitin 2019 zbulon se kostot e projektit për taksapaguesin janë gati 3 herë më të mëdha, ndërsa studimi i fizibilitetit për këtë projekt është miratuar nga qeveria në mënyrë ekstra ligjore, pasi projekti nuk ishte i përballueshëm sipas fondeve të buxhetit të miratuara nga Kuvendi” – thuhet në shkrimin e publikuar nga BIRN.

“KLSH ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si institucionet përgjegjëse buxhetore pranuan koncesionin e propozuar nga kompania private, duke injoruar shkallën e lartë të rrezikut që përbën ky projekt për buxhetin e shtetit” – citohet në këtë shkrim që mund ta lexoni të plotë KETU.

Nisur nga premtimi i Ramës i cili tashmë vihet përballë pikëpyetjeve të mëdha të ngritura nga institucione shtetërore të pavarura, ish- deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se “ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figurë!?”. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/295537078311634/



13 Comments

    1. Incenerim do te thote hijezim ashtu si do te behen hi 700 milione euro te shqiptareve qe pasi i paguajne si frengu pulen mallrat kancerogjene (8000 te vdekur ne vit nga kanceri) do te paguajne edhe per ti djegur 30 euro tonin dhe si perfitim do marrin pluhurat e imet nen 10 nanometer qe te dhjetefishojne vdekjet nga kanceri i mushkrive. Mos umerzisni se pluhuri eshte demokratik dhe nuk i ndan ne ripjellesa dhe pd-ista ,keshtu qe kur babai, nena, motra, vellai apo femijte tuaj te shuhen nen efektin e morfines, kujtohuni se se Kaini je ti vete.

      1. Dakord, ne fakt ky eshte biznes qe do vazhdoje, nuk ka rendesi eshte riqelbja apo shpellaret, problemi eshte: Sa shqipetaret jane ne gjendje te perdorin kutite per diferencimin e mbetjeve, sa respektojne qytetarine duke mos hedhur mbetjet ne rruge, sa kosha vihen nga Bashkite dhe si mblidhen etj etj..te tjerat jane propagande!

  1. Mbajeni fort se shpellar drogmen me te mire nuk do gjeni. Dhe ky milet ne fund te fundit e ka hak. Ky popull do kenaqet edhe me shum me kete klloun ne vitet ne vazhdim.

  2. Ne nje vend ligjor pas raportit te kontrollit te lart te shtetit prokuroria e posaçme ngre akuza ndaj zyrtarve te larte pergjegjes per korrupsion me vlera te medha financiara, abuzim me detyren dhe pervetesim vlerash monetare me ane te falsifikimit. Pezullohen konçesionet, dhe fillon menjeher nndjekja penale.

  3. Ne nje vend ligjor pas raportit te kontrollit te lart te shtetit prokuroria e posaçme ngre akuza ndaj zyrtarve te larte pergjegjes per korrupsion me vlera te medha financiara, abuzim me detyren dhe pervetesim vlerash monetare me ane te falsifikimit. Pezullohen konçesionet, dhe fillon menjeher nndjekja penale.

  4. Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen”.

    Cojeni ne SPAK kete paragraf.

    Boll me artikull. Kjo afore mban ere MUT

    .

  5. KY PROJEKT QE NE GJENEZE ISHTE I KORRUPTUESHEM. U ZHVILLUA TENDER SA PER SY E FAQE, KOMPANIA QE E FITOK I KISH MARRE 15 PIKE PARA SE TENDERI TE FILLONTE ME IDENE SE PROPOZIMIT TE PAKERKUAR. KA PATUR NJE KOMPANI AMERIKANE QE ERDHI PER TE MARRE PJESE NE TENDER DHE DATA E TENDERIMIT JU MBAJT E FSHEHUR EDHE PSE NUK LAN QEVERITARE PA U TAKUR DUKE I TREGUAR PROJEKTIN E TYRE.
    SI PERFUNDIM TENDERIN E FITON ARBEN AHMETAJ, KUPTOHET DREJTORI I KOMPANIS SE TIJ PRIVATE ISHTE AI QE KRYESONTE.
    ATY JO JANE VJEDHUR POR JANE GRIRE PARAT E SHTETIT PASI NGA ATY JANE MARRE PARAT DHE QEVERIA NUK KA INVESTUAR ASNJE GROSH.

  6. Shpellkare pyesni lefterin e likes se ai i ka firmosur ju tregon dhe sa milion euro ka firmosur me llafe lart e poshte ajo 400 behet dhe 4000 o loqet e majta te salihut

  7. Ky jevgjit nuk jep doreheqje kete duhet ta shkulesh me gjithe karrige nga zyra e kryeministrise.

  8. Ky jevgjit nuk jep kurre doreheqje kete duhet ta shkulesh me gjithe karrige nga zyra e kryeministrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *