• |
ide | kryesore

Covid/ Basha takim me mjekë e specialistë: Situata është jashtë kontrollit por qeveria hesht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me të cilët bisedoi për situatën e epidemisë në vend, dhe shtimin e rasteve me Covid 19.

Silas Bashës, qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës duke cuar dëm 3 muaj izolim të shqiptarëve.

“Vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qëndrat shëndetësore. Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo.” U shpreh Basha, ndërsa thekson se qeveria Shqipëria është pa plan dhe pa masa për pajisjen e popullsisë me maska gratis ose me çmime të përballueshme.

Deklarata e plotë:
Situata për sa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit. Numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Me dhjetra ankesa vijnë nga famijarë, të cilëve iu është identifikuar një pjesëtar si i infektuar, ndërsa atyre nuk u bëjnë tamponin, duke zgjeruar kështu zinxhirin e infeksionit.
Këto shqetësime ndava me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD.

Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim. Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të të prekurve me COVID-19, shoqëruar dhe me krizën e rëndë ekonomike.

Vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qëndrat shëndetësore. Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo.

Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve. Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve.
Dështimi i kësaj politike të papërgjegjshme demonstrohet në numrin gjithnjë e më në rritje të të prekurve, të atyre që ndërrojnë jetë dhe të spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni. Mjekët, heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, janë viktimat e kësaj papërgjegjshmërie ekstreme. Viktimat e makutërisë së qeverisë janë shqiptaret, të cilët po vuajnë sot sa pasojat e COVID-19, aq edhe RAMAVIRUSIN në ekonomi.
Kemi që në mars që presim përgjigje për këto pyetje:

– Sa është numri i kiteve të testimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe çfarë po bëhet me sigurimin e tyre?
– Si po trajtohen të infektuarit që ndodhen në qytete të tjera të vendit?
– A po mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kushte tejet të vështira?
– A ka qeveria në dispozicion fonde për të rritur kapacitetet testuese?
Sot është jetik testimi horizontal i personelit dhe pacientëve për të gjurmuar, identifikuar sa më parë dhe izoluar të infektuarit.
Situata është jashtë kontrollit por qeveria hesht, ndërsa duhet të kishte marrë masa për aktivizimin e një rrjeti të gjerë laboratorësh publikë e privatë për testet molekulare e imunologjike.
Në kushtet e përkeqësimit të situatës nga COVID-19, Shqipëria është pa plan dhe pa masa për pajisjen e popullsisë me maska gratis ose me çmime të përballueshme.

E gjithë vëmendja dhe kujdesi i qeverive të përgjegjshme sot në botë është fokusuar tek menaxhimi i situatës shëndetësore dhe ekonomike dhe parashikimi e shtimi i kapaciteteve. Vetëm qeveria e Edi Ramës e ka mendjen tek tenderat e PPP korruptive, për të cilat vazhdon të japë fonde, duke i lënë shëndetësinë dhe shqiptarët të vetëm përballë virusit dhe krizës ekonomike.



6 Comments

  1. Ky esht jasht loje fare Rrofte rama qe e mban ne loje Po ishalla del ndonje force e re ti heqi fare keta palaco

  2. O lulushe a bisedove me trampin per qepet e fshatareve te devollit se ja premtove mos i genje me se le nam duke genjyer

  3. listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

    Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017

  4. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  5. Përfitoi 38 mijë euro përmes mashtrimit, kush është miku i Bashës dhe Nishanit, që ra sot në pranga Kuksiani peka

  6. 30 vjeçari me origjinë nga Kukësi është një person aktiv në rrjetet sociale dhe ku shpesh herë shfaqet krah anëtarëve të Partisë Demokratike mes të cilëve dhe kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-presidenti Bujar Nishani.

    Peka mendohet se ishte personi kyç në këtë skemë mashtrimi i cili fillimisht hakeronte profile të ndryshme Facebook-u kryesisht persona me banim jashtë vendit e më pas angazhonte pjesën tjetër të grupit për të filluar mashtrimin me qëllim përfitimet monetare.Erenik Peka lalaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *