• |
ide | kryesore

Disiplina ‘mbyt’ të ‘mbyturit’: Osvaldo i Flamurtarit e Malota i Vllaznisë mbyllin sezonin

-Instant, F1, Sport



Ka qenë një javë e rëndësishme për renditjen, por për Disiplinën nga më korrektet e Superiores. E megjithatë ata që janë vënë në shënjestër të Komisionit e kanë pësuar keq: bëhet fjalë për mbrojtësin e Vllaznisë, Renato Malota dhe mesfushorin brazilian të Flamurtarit Oliverira, të dy të skualifikuar për 4 javë, praktikisht deri në fund të kampionatit, që i kanë mbetur edhe katër javë.

VENDIMET E DISIPLINËS

1.KF Luftëtari, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
2.Lojtari i KF Vllaznia, Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3.Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4.FC Lushnja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
5.Lojtari i Vllaznia B, Rigers Sekja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6.KF Ada, për shkak të aktivizimit të një lojtari i cili ishte i pezulluar, në bazë të Nenit 53 të KDS i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
7.Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 38, 39, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
8.Lojtari i KF Delvina, Mario Bilo, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/c të KDS dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9.Zyrtari i FC Gramozi, Ilir Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10.Zyrtari i KF Shkodra U-19, Rudi Piraniqi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
11.Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana U-17, Fatjon Muhameti. Faljen e dënimit pasi nga provat filmike të paraqitura në cilësinë e provës së re nuk rezulton fajtor.
12.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Amarildo Karaj. Faljen e dënimit pasi nga provat filmike të paraqitura në cilësinë e provës së re nuk rezulton fajtor.
13.Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Memaliaj, Iljas Bega. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *