• |
ide | kryesore

Eurodeputeti gjerman për reformën zgjedhore: Çdo përpjekje e partisë në pushtet për ndryshime të njëanshme të tjera shkon kundër konsensusit të arritur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, pjesë e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, përmes një postimi në Facebook, i bën thirrje mazhorancës në Tiranë të implementojë menjëherë marrëveshjen e arritur në tryezën e Këshillit Politik. Vec kësaj ai thotë se përpjekjet e PS-së për ndryshime të njëanshme shkojnë kundër konsensusit të arritur.

Deklarata

 

“Së bashku si Grupi i PPE në Parlamentin Evropian, urojmë partitë në Këshillin Politik Shqiptar, i cili pas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ra dakord për paketën e reformës zgjedhore. Ne e lavdërojmë konsensusin e Partisë Socialiste në pushtet dhe Partinë Demokratike (anëtare e PPE) dhe presim miratimin e shpejtë zyrtar të kësaj pakete.

Çdo përpjekje e partisë në pushtet për ndryshime të njëanshme të tjera shkon kundër konsensusit të arritur.

Ky konsensus është kusht kyç për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Këshilli Evropian në Mars në të vërtetë kërkoi që Shqipëria të sqarojë ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Fakti që qeveritë lokale në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme, e cënon nocionin themelor të një demokracie pluraliste.

Këto janë tre nga 15 kushtet e rëndësishme që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias për lirinë e mediave dhe gjyqësorit duhet të zbatohen plotësisht në mënyrë që të korrigjohen devijimet e mëparshme dhe të ecin përpara. Gjithashtu duhet të fillohet procesi penal lidhur me pretendimet e blerjes së votave në zgjedhjet e kaluara, përfshirë ato në Dosjet 184 dhe 339.

Të 15 Kushtet u vendosën në Mars nga Këshilli Evropian dhe u konfirmuan muajin e kaluar në Parlamentin Evropian nga një shumicë e madhe ndër-partiake.

Grupi Parlamentar i PEE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE”



5 Comments

  1. Kush jane keto “” PERPJEKJET E NJEANSHME TE PS PER TA NDRYSHUAR KODIN ZGJEDHOR “””?
    Nuk kam degjuar se PS po kerkon te ndryshoje kodin zgjedhor ne menyre te njeanshme. Ata pranuan gati 99% te kerkesave te PDs .
    Me duket se ketij trapit e kane informuar gabnim.

    1. @@@ Michael Gahler, pjesë e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, përmes një postimi në FACEBOOK … @@@ ,

      AHAHA

  2. Pse kane filluar te botohen ca langarq qe paguhen nen dore me leket tona per te na thene se kripa eshte e embel?
    Mendoni se e di ndonje ne europe se ketu po behen ndryshime ne kodin zgjedhor?? Jane dy partite e medhaja PS dhe PD + kurva LSI qe financojne per ti bere shqiptareve lavazh truri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *