• |
ide | kryesore

Futet për t’u larë në det, mbytet 60-vjeçarja në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbytet një tjetër person në plazhin e Durrësit. Pasditen e sotme (7 korrik) një 60-vjeçare është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.

“Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ky është personi i pestë që mbytet në det në vendin tonë pas hapjes së sezonit të plazhit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *