• |
ide | kryesore

Infektohen me Covid dy gjyqtare, mbyllet Gjykata e Apelit Durrës dhe ajo e Kavajës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vettingu-1-635x356 (1).jpg

Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Durrësit dhe një gjyqtare kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa sot është marrë vendimi i mbylljes së kësaj gjykate. Gjykata e Apelit në Durrës, ka vendosur të pezullojë aktivitetin e saj për një periudhë dy javorë.


Vendimi për pezullimin e punës së gjykatës për një afat 15 ditor është marrë sot dhe se pritet që në ditët në vijim i gjithë stafi i kësaj gjykate, t’i nënshtrohen analizave për të mësuar situatën e të prekurve.


Ndonëse nuk ka asnjë të prekur, sot pritet të pezullohet edhe aktiviteti i Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, pasi aktiviteti i saj ushtrohet në të njëjtën Godinë me Gjykatën e Apelit të Durrësit.
Sot pritet që tamponët t’i bëjnë edhe stafi i Gjykatës së Kavajës dhe dezinfektimi i godinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *