• |
ide | kryesore

Inter, mesazh për Barcelonën: Firpo nuk i intereson, ofron 25 milionë për Palmierin

-Instant, Sport



Sprinti final për të arritur tek Emerson Palmieri ka nisur e tani cështja ka kaluar tek ofertat. Inter e Chelsea po përpiqen të përfundojnë kalimin e mbrojtësit në Serie A. Sipas informacioneve të fundit Inter ka vënë në tavolinë 25 milionë euro plus 5 bonus.

Marina Granovskaia, që mban në duar kontrollin e merkatos së klubit londinez, prej kohësh ka vendosur cmimin 30 milionë euro për anësorin. E megjithatë zikaltrit me 25+5 mund ta mbyllin historinë pa probleme. Aktualisht Emerson Palmieri fiton 3 milionë euro në sezon, por falë Dekretit të Rritjes Marotta ka mundur të shkojë tek një 5 vjecare me 4 milionë euro në vit.

Me ardhjen e brazilianit, të natyralizuar italian, Conte do të ketë një dyshe të jashtëzakonshme në krahë, duke qenë se ka firmosur edhe me Achraf Hakimi. Njëkohësisht ky është edhe një mesazh për Barcelonën se Junior Firpo nuk i intereson dhe në cështjen Lautaro mund ta konsiderojë të përjashtuar mbrojtësin si pjesë shkëmbimi teknik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *