• |
ide | kryesore

Konturohet Champions League e re: gati e përfunduar lista e 2020/21

-Instant, Sport



Kampionatet më të rëndësishëm kanë dhënë gati të gjithë verdiktet e tyre europiane. Me Bundesligën që ka përfunduar, dihet që përfaqësuesit gjermanë në Champions League e ardhshme janë Bayern Mynih, Borussia Dortmund, Leipzig e Borussia Monchengladbach. Ligue 1 e ka mbyllur para kohe sezonin me Psg, Marseille e Rennes të sigurta për pjesëmarrjen e tyre në kupën më prestigjoze në sezonin 2020/21.

Në Itali, tetë javë nga fundi, Juventus, Lazio, Inter e Atalanta janë katër të parat në klasifikim e përfaqësueset e Serie A në Champions (duke qenë se mes të katërtës e dy vendeve të pesta Napoli e Roma, janë 15 pikë distancë). Në Premier League, Liverpool e Manchester City kanë blinduar vendin e parë e të dytë. Pas tyre është Leicester i treti, e Chelsea i katërti, por që duhet të qendrojnë me kujdes përballë vrullit të United, dy pikë larg Blues e tre nga “Foxies”. Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi mund të shpresojë edhe Ëolverhampton i shkëputur tre pikë nga Red Devils.

Në Liga, Real e Barcellona udhëtojnë të sigurtë drejt Champions të ardhshëm me Atletico Madrid e Sevilla gati të sigurta për vendin e dytë, edhe pse, katër javë nga fundi, Villarreal e Getafe janë, respektivisht, – 6 e -7 nga andaluzianët. Edhe në Portugali mbeten katër javë deri në fund. Porto e Benfica janë të sigurta që do të përfaqësojnë luzitanët në kupën europiane më të rëndësishme, ndërsa Sporting Lisbona po i afrohet vendit në play-off, edhe pse Braga ka tre pikë avantazh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *