• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Arrestohet Agim Kajmaku. Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës është vënë në pranga dhe tashmë ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Lapsi.al mëson se ndalimi i tij ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, kur ai është paraqitur në gjendje të rëndë në spitalin privat Continental për shkak të Diabetit. Kanë qenë vetë mjekët që kanë lajmëruar policinë se ai ndodhej aty, pasi ai ishte shpallur prej disa muajsh në kërkim.


Kujtojmë se Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëhere Kajmaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu.

Ai u denoncua fillimisht nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.

Por në formularin e dekriminalizimin Kajmaku e fshehu këtë rast, duke cuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë këtë post. Kajmaku u shpall në kërkim pasi KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post (Picari u shkarkua më vonë).

Prokuroria e akuzon ish-kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

8 Comments

  1. Ky eshte vertet krye-lajm!
    Gimce Kajmaku ne kerkim nga Nentori 2019 arrestohet sepse i vjen per tu shtruar ne spital!
    Pra fajin ja ka Diabeti, jo Pushteti.

  2. Ne fakt kishte shkuar te terhiqte paret e 3 tenderave qe i kishte falur partia, pavaresisht se ishte ne kerkim. Me siguri jane marre vesh per dorezimin ne vakt vere ku edhe efekti tek ai pak opinion publik ne Shqiperi, eshte minimal.

  3. Te gjithe rilindasit e ridhjere arrestohen apo dorezohen nja 2-3 vjet pasi inkriminohen….
    Sec bejne gjate kesaj kohe……!

  4. Edvin Escobar D’Rama ne zgjedhjet Lokale te 30 Qershorit,ne prezantimin e kandidatit te PS-s
    Agim Kajmaku ne Vorë,deklaroi se Un dhe Gimi kemi nje te “keqe të përbashkët”,jemi te dy
    kokëfortë!Duartrokitjet ishin te furishme,gati histerike.

  5. O zigur po ti i ke thene shpellkare se kete kriminel e mbron mafia krimi rama po sot kush e mbrojti kete katunarin prezak salihu apo mediu se per keta ka punuar dhe me pare prandaj dhe rama se rruan karin per kete kajmakun qe i fitonte tenderat ne kohen e kryebashkiakut te salihut e jar nishanit dhe krushkut te mediut

  6. listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

    Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, Kete kane bere te gjitha qeverite,komiteti sugjeron politika vendos kete ka thene dhe como

  7. vagabondi punon me vagabonda , bien 1 nga 1 , ti shikosh fetyren e percakton cfare eshte , ashtu si perversi me brakushe i cperfytyrum ashtu dhe keto te fortit ne lezhe, ne kruje , ne shkoder ,e shume hora te tjere . hala ka individ qe i dalin ne krehe perversit e habitshme.

  8. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu