• |
ide | kryesore

Video/ Lazio humb kampionatin, Inzaghi dorëzohet: “Shumë të dëmtuar, të mendojmë për Champions”

-Instant, Sport, Video



Duhet të ishte një transfertë e qetë, por humbja e pak ditëve më parë me Milan i kishte hequr shumë siguri Lazios: disfata kundër një Lecce shumë më të mirë se tregon klasifikimi është një dëshmi. Nuk mjafton as penalltia e humbur nga Lecce, madje as avantazhi i parë i bardhekaltërve në minutën e 5’: Gabriel rrëshket nën presionin e Immobile, arrin të përmirësojë në konkluzionin e Parolos por nuk mund të bëjë asgjë ndaj Caicedo, që me portën e boshatisur festoi golin e parë që nga 9 shkurti.

Lecce barazoi pas 30 minutash me një gol të shkëlqyer të Mancosu, ndërsa në fundin e pjesës së parë mund të kalonte edhe në avantazh kur arbitri Maresca, akordoi penallti. Specialisti Mancosu u hipnotizua nga Strakosha duke e dërguar topin në qiell. Fabio Lucioni kaloi Lecce në aavantazh, duke mposhur Strakoshën. Lazio humb ndeshjen Patric mendjen: karton i kuq për kafshimin e krahut të Donati.

E në këtë pikë Juventus duket i pakapshëm e Simone Inzaghi gati e pranon: “Tani të mendojmë për objektivin tonë, të kualifikohemi në Champions League. Pas pushimit jemi kthyer me shumë probleme. Shumë mungesa, disa lojtarë në rrethana të tjera nuk do ishin grumbulluar e ndërkohë kanë luajtur: ka një shpjegim nëse kemi humbur tre herë në 15 ditë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *