• |
ide | kryesore

Pse njoftimi i prokurorit special është në të mirë të shqiptarëve

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Pas bërjes publike të ak takuzës së Prokurorit Special ndaj Thaçit, Veselit e të tjerëve, Edi Rama deklaroi se shkoi në Kosovë “për të mësuar”. Por, nëse të mësosh do të thotë të ndryshosh, Rama provoi edhe një herë se duhet të presim një brez tjetër për të ndryshuar antropologjinë e politikanëve tanë, që, historikisht, kur ka ardhur puna që interesi i tyre ka dalë në kundërshtim me interesin e popullit të tyre, kanë zgjedhur, pa hezitim dhe me çdo çmim, interesin e tyre, – çka është edhe thelbi i kësaj ngjarjeje.

Kjo antropologji e pandryshuar është shfaqur jo vetëm në politikat e përditshme të brendshme, por edhe për sa u përket politikave të jashtme. Ata nuk kanë hezituar të shpallin armik bash atë që deri dje e kanë cilësuar mikun më të shtrenjtë të popullit shqiptar kur ky u ka vënë në rrezik interesin. Për të mos shkuar më herët, po kujtoj se Enver Hoxha e ka bërë tri herë këtë: me Jugosllavinë e Titos, me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën. Në të tria rastet, për interesat e tij i mbajti shqiptarët te zgjedhja më e keqe: stalinizmi. Kjo histori ka vazhduar edhe pas rënies së komunizmit – paçka se jo në dramacitetin dhe radikalitetin e asaj periudhe. Mjaft të kujtosh se si u prish Berisha me amerikanët në 1997 duke akuzuar CIA-n si nxitësen e trazirave të atij viti, që e rrëzuan atë nga pushteti.

E njëjta histori, në thelb, po përsëritet edhe tani me ngjarjet në Kosovë. Ka mjaftuar që prokurori i Gjykatës Speciale të deklarojë se ka ngritur akuzë kundër Thaçit e Veselit, që Thaçi dhe rrethi i tij, në bashkëpunim me Edi Ramën e të vetët, t’i bëjnë thirrje popullit shqiptar të bashkohen të gjithë kundër armikut, që deri dje ishte një Gjykate, e cila:

– është ndërtuar pas kërkesave këmbëngulëse të aleateve të konsideruar “partnerët tanë strategjikë”, që çliruan Kosovën;

– është ndërtuar me gjykatës e prokurorë nga këto vende;

– është vijuese e frymës e punës së gjykatës që ka dënuar liderët serbë, shkaktarë të gjenocidit në Jugosllavi e Kosovë;

– e ka miratuar vetë Parlamenti i Kosovës në vitin 2015.

Për të manipuluar shqiptarët, Thaçit dhe Ramës u intereson të mos shprehen qartazi për shkakun. Kanë lënë të nënkuptohet se prokurori Jack Smith është manipuluar politikisht, por kanë hezituar të thonë haptazi se prapa tij qëndrojnë aleatët strategjikë europianë (vetëm apo në bashkëpunim me demokratët amerikanë). Thaçi përdori fjalët “rastësi apo intrigë”; Rama “fletërrufe”, “e papërgjegjshme” që njollos epopenë e lavdishme të UÇK-së. Por të dy u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen kundër armikut të jashtëm. Për këtë ata u ndihmuan, pa dyshim, edhe nga ambiguiteti i administratës Trump.

AMBIGUITETI I ADMINISTRATËS TRUMP

Prokurori, në fakt, nuk ka hezituar ta thotë shkakun: e ka bërë sepse ka pasur indicie se Gjykata kërkohet të sabotohet. Dhe indiciet për këtë kanë qenë të shumta. Le të kujtojmë se çfarë deklaronte Delawie, ambasadori amerikan në Kosovë, në dhjetor 2018: “Jam këtu për të kujtuar angazhimin e Kosovës për drejtësi dhe për të ardhmen e saj si një vend demokratik dhe europian. Ky angazhim është vënë nën kërcënim serioz nga një iniciativë për të abroguar ligjin që ka autorizuar krijimin e Gjykatës Speciale”. “…ata që e mbështesin këtë iniciativë – dhe ata politikanë që e udhëheqin, ndonëse e mohojnë një gjë të tillë – do të përballen me pasoja të rrepta nëse kjo iniciativë realizohet. Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka për të siguruar që Gjykata të përfundojë mandatin e saj. Kosova nuk mund të jetë një vend ku sundon pandëshkueshmëria”.

Një vit më vonë, në nëntor 2019, Thaçi i ka dërguar Sekretarit të Shtetit, Pompeo, një letër ku ankohet për mosfunksionimin si duhet, sipas tij, të Gjykatës dhe i kërkon një reformim të saj. Në përgjigjen e tij, në mars të këtij viti, Pompeo përgjigjet: “SHBA e kanë mbështetur punën e rëndësishme të Gjykatës Speciale të Kosovës. Kjo përpjekje mbetet thelbësore për instalimin e shtetit të së drejtës në Kosovë, për sigurimin e drejtësisë për viktimat si dhe për të aftësuar Kosovën që t’u qaset në mënyrën e duhur akuzave serioze që përmban ‘Raporti Marty’ i Këshillit të Europës. Prokurori aktual, Jack Smith, është amerikani i tretë që udhëheq hetimet për krimet e dyshuara. Zoti Smith dhe ekipi i tij gëzojnë mbështetjen e plotë të qeverisë sime”.

Edhe pas njoftimit së fundit të Prokurorit, e pyetur nga gazeta “Koha”, ambasada amerikane në Kosovë është përgjigjur se: “SHBA besojnë se dorëzimi i aktakuzës të paralajmëruar nga Zyra e pavarur e Prokurorit Dpecial paraqet hap përpara në procesin e drejtësisë dhe të pajtimit në Ballkanin Perëndimor”.

Janë deklarime që flasin qartazi në mbështetje të punës dhe aktit të prokurorit. Por, krahas tyre, nuk mund të mos shohim se Thaçi u inkurajua nga Grenell që të rrëzonte qeverinë Kurti, pasi donte të ishte ky negociatori me Vuçiç, dhe se ai po pritej në Uashington më 27 qershor. Nuk mund të mos ngresh, prandaj, dyshimin se diçka ka luajtur nën rrogoz në administratën amerikane. Me gjasa kemi të bëjmë me konfliktin midis vizionit që ka Trump-i për botën dhe vizionit dominues europian (deri para Trump-it edhe amerikan), apo me lobime të dyshimta, por nxitimi shqiptar për të braktisur partnerët europianë e për të shfrytëzuar politikat aventureske të Trump-it nuk mund të shpjegohet veçse me çfarë thashë në krye të këtij shkrimi: politikanët shqiptarë kanë vënë si gjithmonë interesin e tyre mbi interesin e vendit. Dita-ditës – së fundi me deklaratat e Boltonit dhe të Sonja Biserkos – ambiguiteti amerikan dhe lojërat nën rrogoz të Thaçit, Vuçiçit e Ramës, po bëhen më të qarta në papastërtinë e tyre.

PSE NJOFTIMI I PROKURORIT ËSHTË NË TË MIRË TË SHQIPTARËVE

Pavarësisht se Thaçi dhe Rama nuk e thonë hapur, shkaku i njoftimit të prokurorit (me apo pa ndërhyrje politike) është pengimi i marrëveshjes që parashikohej të gatuhej në Uashington, ku ndërthureshin dy probleme që i bashkoi “rastësia” Thaçi: ndryshimi i kufijve të Kosovës, si dhe një amnisti për krimet e luftës, që nënkupton moshetimin dhe mosgjykimin e krimeve serbe dhe shqiptare, d.m.th. edhe të Thaçit. Po, a janë këto kundër interesit të popullit të Kosovës apo në favor të tij?

Për sa i përket ndryshimit të kufijve, ka shumë argumente që provojnë se mosndryshimi është në favor të shqiptarëve, jo vetëm si shqiptarë, por edhe si aspirues për t’u bërë së bashku me serbët, maqedonasit, malazezët e të tjerë. qytetarë europianë. Shqiptarët i pranojnë lehtësisht argumentet në favor të interesit të tyre direkt, mosdhënia e territorit në Veri, por e kanë më të vështirë kulturalisht të pranojnë se është në interesin e tyre edhe mosmarrja, – në respekt të ruajtjes së paqes së tyre në shtëpinë e madhe ku banojnë.

Megjithatë, është shumë më e vështirë të bindësh një pjesë të shqiptarëve, se është në interesin e tyre edhe një hetim e gjykim i drejtë i krimeve të eksponentëve të UÇK. Po përpiqem të jap disa argumente për këtë.

Pompeo i shkruan Thaçit në përgjigjen e tij: “Bërja drejtësi ndaj viktimave të krimeve të dyshuara në raportin Marty, shumë prej të cilave krime ndaj shqiptarëve, nuk i minon përpjekjet për të kërkuar drejtësi ndaj viktimave të tjera të akteve të urryera e kriminale të kryera në Kosovë. Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Shkaktarët e krimeve të dyshuara, që po hetohen nga Prokurori Special, nuk mund të meritojnë pandëshkueshmëri ngase kriminelë të tjerë nuk janë përballur ende me drejtësinë”.

Shumë shqiptarë nuk dalin hapur kundër këtyre fjalëve, për shkak se ato janë imponuar nga më i forti, por brenda tyre nuk i pranojnë ato. Një shumicë e madhe ose i mohon, ose i nënvlerëson krimet e kryera, duke përdorur argumentet se janë kryer në kushte të jashtëzakonshme, në vlim ndjenjash hakmarrjeje ndaj viktimave, apo pse, sikurse i shkruan Thaçi Pompeos, shumica e agresorëve serbë nuk janë ndëshkuar, kurse po ndëshkohen vetëm shqiptarët. Por, thellëthellë, ky refuzim i njohjes së krimeve vjen sepse te ne mbizotëron një kulturë tjetër nga ajo e Pompeos. Është kultura e gjakmarrjes, sipas së cilës ke të drejtë të vrasësh çdo të pafajshëm mbi 15 vjeç, nëse një familjar i tij ka vrarë një pjesëtar të familjes tënde e kombinuar me kulturën sipas së cilës drejtësinë e bën më i forti, i cili, në sajë të fortësisë është edhe i pandëshkueshëm. Gjykata Speciale u krijua për shkak të dështimit të UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe kjo jo vetëm për paaftësi a faj të ndërkombëtarëve, por kryesisht për shkakun e kulturës në fjalë. Si pasojë e saj, asnjë prokuror vendor nuk ka guxuar të hetojë individë nga radhët e UÇK-së. Në gjyqet që janë bërë, gjykatësit shqiptarë kanë votuar kundër. Jo vetëm, por përveçse për gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë, në Kosovë pati nevojë edhe për policë e gardianë të huaj, për shkak se të burgosurit nga radhët e UÇK-së i trajtonin gardianët shqiptarë (d.m.th. shtetin) siç trajton i forti të dobëtin. Për të mos folur për fatin e dëshmitarëve, që në vend të drejtësisë kanë përjetuar viktimizim të dytë.

Ajo që bie në sy është se në këtë kulturë, që veç të tjerash mbjell frikë dhe konformizëm në masë, përfshihet edhe LDK-ja që ka 60 militantë të saj të vrarë, thjesht për motive pushteti.

Sot ka në nëntokën serbe dhe kosovare 1700 të zhdukur. Nga këta, 1300 janë shqiptarë dhe 400 serbë. Pyetja shtrohet: A mund të kryhet dot një marrëveshje në interes të të dy popujve, që do t’i linte nën dhe këto viktima? Jo dhe jo! Kjo mund të jetë në interes të Vuçiçit, Thaçit e Ramës që u intereson vetëm pushteti e për këtë, të mbajnë gjallë kulturën e pandëshkueshmërisë së më të fortit dhe viktimizimin e të dobëtit, me pasoja që shqiptarët e serbët i vuajnë përditë, por jo në interes të shqiptarëve dhe serbëve. Ata kanë nevojë për një paqe të vërtetë midis tyre dhe jo për marrëveshje që e lënë farën e së keqes nëntokë, të gatshme për të shpërthyer më me virulencë nesër.

Fakti që hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës kryhet nga të huajt është një problem jo i vogël i pakapërcyer kulturor, që e dobëson, në mos e vë në dyshim efikasitetin e tij. Por gjithsesi, gjykoj se moskryerja e këtij procesi është gjë shumë më e rëndë, pasi do të ishte triumf i kulturës së vjetër. Ky proces, me gjithë problemet që mban, është në interes të shqiptarëve dhe jo aq pse do të dënoheshin disa kriminelë që sot, pas njëzet vjetësh, mund edhe të jenë bërë të tjerë njerëz, pse do të hiqeshin qafe disa politikanë të korruptuar, apo pse në rrafsh ndërkombëtar do të pastrohej imazhi i Kosovës. Ai është i rëndësishëm mbi të gjitha sepse do të ndikonte që shqiptarët të kryenin mutacionin kulturor për sa i përket raportit të tyre me drejtësinë dhe shtetin, që do t’i çonte nga shteti i të fortit të pandëshkueshëm dhe i frikës ndaj tij, drejt shtetit të tyre të barazisë përpara ligjit dhe të frikës vetëm përpara ligjit.

Panorama



20 Comments

  1. FATOS NJE SHKRIM SHUME I DREJT,KAM NJE PROPOZIM PER JUVE ZOTI LUBONJA,OSE DITMIR BUSHATI OSE JU ZOTI LUBONJA MERITONI TE JENI PRESIDENT I KOSOVES..DHE NJE KERKESE KUR TE ULESH ME KOL SALLAKUN ,JU LUTEM PESHTYJE NE SURRAT PER HIR TE GJITHE KOMBIT thotë:

    HASHIM THACI DHE EDI RAMA DHE BATON HAXHIU ISHIN TE GATSHEM PER TE BERE GJITHE QKA PER TE MBYLLYR KETE TURP DHE KRIM PER TE SHPETUAR LEKUREN E TYRE,LE TE SHKOJ SI TE GJITHE TE TJERET EDHE KY HASHA I QELBUR TE DAL PARA DREJTESISE BILES TE MAR EDHE EDI RAMEN ME VETE

    1. Vetem ti se paske kuptu qe ky muhabet vetem me drejtesine nuk ka lidhje vellaçko…KETA PO NA DENOJNE TE GJITHE NEVE!
      Kurse me Hashimin ata do puthen prape se i duhet per turpe kundra shqiptareve..

  2. DULLA (K)OTI ,ISA MORINA ,BATON HAXHIU DHE HASHIM THACI ,LE TE IKIN ME BISHT NDER SHALE thotë:

    ZAGARI I HASHES BATON HAXHIU I ESHTE SHURDHUAR TUPANI KETO DITE,

  3. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

    1. O lapsi pse nuk investigoni per kete denoncim te thimios ? beni nje artikull qe ta kuptoje kurva e anetes se sa i vlen lekura.

  4. Nga rroli i viktimes kur je ne opozite dhe i diktatorit kur behesh Kryeminister,eshte nje metamorfoze
    qe ka prekur jo vetem politikanet e vendeve me Demokraci te brishte,por edhe politikane ne vendet me Demokraci te perparuar.Ky fakt tregon,se dobesitë njerezore jan gati te paevitueshme,prandaj edhe duhen
    ligje te tilla qe te minimizohen keto difekte,qe te minimizohen abuzimet qe kan kosto te madhe. Premtimet parazgjedhore duhet te noterizohen dhe te mbahet pergjegjesi ligjore nese keto premtime nuk realizohen.
    Mos/mbajtja e premtimit ne kohen e duhur, duhet te klasifikohet si veper penale,ndryshe nuk eliminohen
    demagoget.Nese nje Qeveri vjen ne pushttet me premtime qe nuk jan te mundura,atehere kemi te bejm me
    nje mashtrim,prandaj Qeveria duhet te bie menjehere,te detyrohet ligjerisht te terhiqet.

  5. Lubonja jeni treguar pak bujar me shifrat. Nuk jane te zhdukur 400 serbe ne Kosove,kjo eshte propagande e serbeve,si gjithmone. Nqs Thaci u akuzua per rreth(me pak se) 100 ne total, ku sic thua ti 60 shqiptare, nja 20 rome, i bie qe as 20 serbe nuk jane vrare gjithsej.

  6. Artikullin se lexova.
    Jam i sigurte eshte nga ato artikujt e tipit “pse e bardha eshte e zeze” dhe me shikoni mua anti konformistin intelektual i formuar ne Spac.

    1. o antari i libras o ushtar i komunizmit modern, pyete pak blushin ku i mori idet qe ja percolli rames per politikat e veta ? pyete pak pyete. tek ema-i i vet gjen shume info, po nuk ka vullnet politika as ajo e jashtmja. Ne te rinjve na do te perulur deri sa te vdesim aq sa mos kemi me mundesi te kerkojme ate qe na takon.

  7. Thesi, biznesi, humbja, fitimi, oferta, afera, janë belbëzimet e një dite të zakonshme për cilindo mandatdjegur të Partisë Demokratike. Ata që morën sa deshën, që zhvatën sa deshën, ata që edhe veglën muzikore të ahengut familjar e blinin në Moskë me qindra e mijëra euro, ata që edhe në “opozitë” prishnin çdo muaj 4-5 mijë euro për sorrollatje dhe qejfe, sot na janë kujtuar se “koha e re na thërret, ndaj hajdeni të mbushim listat dhe të bëhemi sërish deputetë”.

  8. Kjartë e ka përshkruar Lubonja tendencën izolacioniste të diktaturës enveriste që për të ruajtur pushtetin e tij Enveri, u lidh e u prish me Jugosllavët, rusët e deri me Kinën, por ka haruar të thotë që këtë e pat nisur edhe me “aleatët” anglo-amerikanë të Luftës.
    Ama sikur është i sforcuar krahasimi me Berishën se edhe ai qenka prishur me amerikanët për sebepin se ato e organizuan rëmujën e 97-tës.
    Lubonja haron edhe këtu se Berisha nuk u prish me “amerikanët”, për 97-tën, por kundërshtinë e pati me shefin e CIA-s së asaj kohe, Georg Tennet, një filogrek me origjinë shqiptare nga Himara, e mbështetës i marrëzisë së Vorio Epirit.
    Nuk ka sepse të harohet se në fillim vitet 90-të, pas incidentit të Peshkëpisë, ku disa nacionalistë grekë bënë një masakër në një postë policore shqiptare në këtë fshat, në fshatrat e Jugut u kap një grup “vorio-epirotësh” që bënin aksione të armatosura terroriste.
    Ishte lobi grek i frymëzuar nga shefi i CIAs Tennet, që bëri zhurmë të madhe në SHBA që ato terroristë të liroheshin e të mos dënoheshin e Berisha rezistoi e nuk pranoi për një kohë të gjatë që të plotësonte kërkesën e tyre. Incidenti ishte ku e ku më i rëndë se ai i Bularatit që ndodhi në vitet e fundit me një terrorist “vorio-epirot”. greko–shqiptar që u asgjësua nga policia.
    Sa për ngjarjet e 97-ës, të mos harojmë se në Shqipëri hynë kriminelë të liruar nga burgjet greke, për të bërë ate që ndodhi e bile problemi shkoi deri aty, që të pretendohej për tu krijuar një “republikë autonome e jugut” me konturet e “Vorio Epirit”.
    Pati sinjale që nga Greqia mund të pritej një intervenim ushtarak në mbështetje të kësaj “republike”, e ishte ultimatumi që dha kryeministrja turke, që ky plan u zmbraps.
    Kur thuhen disa të vërteta historike, nuk duhen thënë përgjysëm, nisur nga subjektivizma ideollogjike, por të thuhen të tëra ashtu siç kanë ndodhur.
    Historia e piramidave, është një histori krejtë tjetër, tepër e komplikuar, që akoma edhe sot nuk është zbardhur plotësisht.
    Ndonëse Berisha e ka pranuar se ishte gabimi i tij që i konsideroi ato si fillimi i bankave private, e ndërkaq nuk është zbardhur akoma se kush e inicoi krijimin e këtyre piramidave.
    Ka pasur dyshime se ishin falangat e ish sigurimit famkeq , që e kurdisën këtë marifet, për të diskretituar vendosjen e sistemit perëndimor kapitalist në Shqipëri., pasi nuk është zbuluar asnjë fakt që Berisha apo nga qeveritarë të demokratëve në pushtet, të kenë futur në xhepat e tyre para “të vjedhura” nga “populli” naiv.
    Nga ajo histori, veç tjerave, do të ngelet në histori fakti se i dërguari i BE, politikani i majtë italian Romano Prodi, pati paradoksalisht si bodiguard në vizitën e tij në Vlorë, Zani Çaushin, një kapobandë që akoma ndodhet edhe sot prapa hekurave të burgut për vrasjet e tij e që mburej se do të bëhej kryetar i “republikës së jugut” edhe si mbështetës i “vullnetarëve të Enverit”.
    A thua të jetë një koinçidencë, që përsëri një zyrtare e lartë e BE, një socialiste radikale si Mogherini, u përfshi edhe në pazaret e Thaçit, Ramës e Vuçiçit, për marjen e Veriut të Kosovës nga Serbia ?

  9. Rikthimi tek një burrë i urtë, është rikthimi tek një popull që ishte 4 milionë dhe shkoi në 2 milionë. Kemi nevojë për një njeri që del në punë nga ora 8 dhe ikën në shtëpi në orën 4. Të kthehet tek gruaja tek kalamajtë si gjithë të tjerët, s’ka nevojë të qëndrojë gjithë natën me eskortë rrugëve. Bashën e kam njohur personalisht edhe kur ka qenë ministër, ky është lideri Lulush

    1. Pra rikthimin tek “burri i urtë” Enver Hoxha , që duke e rrethuar gjithë Shqipërinë me tela me gjemba si një kamp të madh përqëndrimi e mbajti Shqipërinë me 4 milionë banorë e sheh shpëtimin e jo tek “Lulushi”

  10. Demokrati Kastriot Islami: Do kandidoj sërish si deputet për PD-në fatos je dakort qe kaci i zi te behet deputet i pd se salihut thuaja shpellkareve kete

    1. Që të braktisësh të kaluarën e të përqafosh idetë progresive demokratike siç bëri Islami, duhet vetëm të përgëzohet.
      Por a mund të bëjnë vlerësimin e Islamit ca trushpëlarë , krimba të gjirizeve të komunizmit e kanabizmit si puna tënde ?

  11. Deputeti Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kanë deklaruar vazhdimisht se opozita parlamentare nuk do të votojë reformën pa lista të hapura. Por siç duket, qëndrimi i opozitës ka ndryshuar.

    Ose më saktë i disa deputetëve të saj, të cilët në fakt, thuhet se janë kontaktuar nga Lulzim Basha, për të votuar për marrëveshjen.

    Vetë Murrizi dhe Hajdari kanë përmendur disa herë, se deputetëve të opozitës poi u bëhet presion, për të votuar këtë marrëveshje, e cila nuk përmbush kushtet e tyre.

    Ndërkohë, nga opozita parlamentare pritet të “rekrutohen” edhe deputetë të tjerë nga Basha e Kryemadhi, për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit.

  12. Erinda Balanca, të cilën e quajti “avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.

    “Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga çdo qeveri në 30 vjet, pa i bërë dallim, kurse në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit, shumëfishohen dietat dhe financohen aktivitete të padobishme që të xhirohen paratë e buxhetit.

    Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt, është shumë larg pritshmërive nga ajo që pritej kur u vendos. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë.

    Avokati i Popullit se vetëm për popullin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci

  13. Ambasadorja Kim: Sokol, mendoj që ju e dini, e kam thënë këtë më parë, populli shqiptar e nënvlerëson fuqinë e vet dhe rëndësinë e vet. Ka një rreng që mendoj e luajnë politikanët hera-herës, ku mund t’i bëjnë njerëzit të mendojnë se nuk kanë pushtet. Por, në një demokraci dhe, me gjithë të metat e saj, Shqipëria është ende një demokraci, njerëzit kanë rëndësi, ju jeni zotëri. Ndaj shpresoj që njerëzit nuk do ta harrojnë këtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *