• |
ide | kryesore

Presion Uefa-s për Champions? Guardiola mbrohet: “Nuk kam bërë asnjë telefonatë”

-Instant, Sport



“Kam thënë shumë herë që duam të luajmë në Manchester, por do të pranojmë cfarëdo vendimi të Uefa-s”. Tekniku i City Pep Guardiola duke projektuar rikthimin e 1/8 të finales së Champions League kundër Real Madrid mohon zërat sipas të cilëve ka bërë presion mbi Uefa-n për të zhvilluar ndeshjen në Etihad Stadium e jo në Portugali, ku është programuar të luhet Final Eight.

“Nuk jam kaq i fuqishëm sa të kem këtë impakt, nuk jam një president – ka shtuar ai – Ka disa protokolle, nuk kam folur kurrë me Uefa-n. Ajo që dua është të luajë kundër Real. Por nuk kam bërë asnjë telefonatë, nuk e kam këtë fuqi” ka thënë tekniku spanjoll i Citizens.

Një vendim mbi selinë e ndeshjeve të kthimit të 1/8 të Champions League pritet të zyrtarizohet brenda të premtes, kur është në program shorti i fazës finale me eleminim direkt nga cerekfinalet e më pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *