• |
ide | kryesore

Rama takon deputetët e PS: Mund të mos kemi koalicione parazgjedhore, riorganizoni partinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edhe Partia Socialiste ka nisur mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në 2021. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot 4 takime me deputetët sipas qarqeve. Takimet janë mbajtur në Sallën e Hartave në kryeministri që prej orës 13:00 deri në orën 19:00. Burimet bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar deputetëve të nisin riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre” ka bërë të qartë Rama.


Shefi i qeverisë mësohet se u ka thënë deputetëve se nuk është për hapjen e listave.

“Unë nuk jam për lista të hapura, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja”.

Po kështu Rama mësohet të ketë thënë se “në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”. Kreu i socialistëve do të thërrasë nesër edhe kryebashkiakët në disa takime të ndryshme të grupuara sipas qarqeve.

5 Comments

  1. E lexova dhe e rilexova shkrimin dhe thashe me vete çlidhje kane bashkite dhe krteraret e bashkive kur ti je mbledhur per tjeter gje ? Çlidhje kane bashkite kur perpara jane zgjedhjet e pergjithshme ? E gjitha me duket nje bllof i te gjatit tone . Une kete thenie te te gjatit tone e lexoj ne kete menyre : hyme ne zgjedhje me lista te hapura dhe pa koalicione dhe une jam dakort per riberjen e zgjedhjeve lokale . Tani topin i gjati ine ja kaloi Bashes dhe Monikes .

  2. Nuk jeni te gjithe njesoj sepse me te poshter, me te ndyre, me kriminel, me antishqiptar se ti o antinjeri, me plera se banda e jote nuk ka dhe nuk mundet qe te kete askund ne bote, bloza po te krahasohet me vampirin rama dhe rijashteqitjen, duket me e bardhe se debora. Vetem mosardhshin zgjedhjet, vetem mosardhte 2021, atehere do t’a shohesh ti o diktatoruc duce&banda,
    Rrezohu njehere nga pushteti, dil perhere te fundit nga derra e kryeministrise, pa pastaj e shohim…. Sa per pushtetin lokal, oligarket, parate e vjedhura, sorosin e felliqesite e tjera, kollaj ajo pune, o i pafe, o i pa atdhe, kete e them une dhe rrethi i im miqesor-shoqeror, qe jemi jo pak, qe kemi votuar per 30 vite ps, kthyer ne rijashteqitje.

  3. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu