• |
ide | kryesore

Rama vazhdon “teatrin” me Murrizin: Edhe mund të pranojmë lista të hapura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim më përfaqësues të asaj që quhet opozita parlamentare të cilët ditët e fundit përveç kërkesës për një sistem elektoral me lista të hapura, kanë shtuar edhe dy çështje të reja që lidhen me heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e një pragu 5% për hyrjen në Kuvend.

Janë pikërisht këto dy të fundit që sipas të gjitha analizave i shkojnë për shtat Partisë Socialiste dhe që tashmë po luan lojën se nuk ka të gjitha votat për ta votuar në Kuvend, reformen zgjedhore te dakorduar ne Keshillin Politik. Partia Demokratike dhe aleatët e saj e kanë konsideruar kërkesën e opozitës në parlament, një lojë të vetë mazhorancës.

Pas takimit që zgjati gati 1 orë në kryesinë e Kuvendit, duket se Rama e vijoji këtë lojë pasi tha se nuk e kishte bindur dot Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin të votonin për marrëveshjen e arritur në rezidencën e Ambasadës Amerikane.

“Kemi një konflikt në themel, që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare dhe për mua ajo është një bazë mbi të cilën mund të zhvillojmë më tej procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim.

Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë hapjeje të listave, jemi të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në konsensus 3-palësh. Në një konsensus të tillë askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron, të tre palët do duhet të pranojnë diçka që nuk dëshirojnë, por është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë në proces.

E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në Kuvend, e dyta PS nuk do të angazhohet në procese kapjeje të një vote këtu e një vote atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm për të gjitha partitë.

Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se sa për ata që janë brenda, por askush nuk ka asnjë privilegj, dhe dua të jap një mesazh të qartë se sot është e vërtetë që shumica e shqiptarëve duhet të kenë zë në proces”, – tha Rama. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Rames i duket katastrofe qe do humbase pushtetin. Nuk e kupton se ketu sbehet me fjale per pushtet por per koke. Zoti ia shtofte inatin.

    1. Berat, pikerisht aty eshte problemi. Po ra nga pushteti rrezikon shume se ka bere shume, prandaj po fut ne loje dhe po mundohet te beje protagoniste njerez si Murrizi, Stojku, Gjuzi, Haliti, Kerperata, Jenisheri, Kacurrelsi pa floke e te tjere qenje qe Basha i futi ne lista

  2. Murrizi demokrat i vertet Pazarxhinjte rama Basha jan bashke Le te dali ndonje bq qe mbron bashen dhe te thot qe Basha ska bere marveshje me ramen

  3. Shumica e shqiptareve do hapje listash Vetem rama basha duan lista te mbyllura Komentuesit e sufllaqeve te ps dhe atyre boleve te pd qe mbrojme kete pazar le te thone nje fakt qe ska pazar mes ketyre

  4. Ky mener I ha mutin lymit tutit me at zonin si bretkos qe Kno ne te thate,te dhjefsha mu ne gurrmoz o mi gjirizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *