• |
ide | kryesore

“Shpëlaj gojën kur flet për Firencen”: tifozët e Fiorentinës kundër Ribery pas vjedhjes

-Instant, Sport



Dikujt nuk i ka pëlqyer aspak dufi i shfryrë nga Franck Ribery pas vjedhjes së pësuar në vilën e tij në Firence. Francezi e kishte gjetur shtëpinë të grabitur kur u kthye nga Parma e në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale kishte thënë se ndihej “i tronditur” e “vulnerabël”, duke shtuar se ai e familja e tij do të merrnin vendimet e duhura për mirëqenien e tyre. Një frazë që ka lënë të kuptohet deri edhe lamtumirën nga klubi toskan. Disa ultras Viola kanë replikuar në mënyrë të ashpër: “I dashur Franck, e kuptojmë tronditjen, por shpëlaje gojën para se të flasësh për Firencen si të ishte Medellin”.

Fjalët e publikuara nga Il Giornale, ngjajnë me një pozicionim të fortë të tifozëve të organizuar kundër kampionit francez: “Të pasurve i vjedhin kudo, por ata kanë fatin se mund ti lejojnë vetes sisteme alarmi e roje private. Të varfërit, vidhen edhe ata gjithashtu, por duhet të bëjnë si Shën Lorenco që mbylli gojën”.

IACHINI: “I DHAMË ZEMËR, DO SHOHË PËRPARA”

Edhe trajneri i Fiorentinës, Beppe Iachini, ka folur për këtë cështje, duke pranuar se francezi do të dijë ta kalojë tronditjen: “Jemi munduar ti japim zemër, por e gjithë kjo nuk i mohon Firences atë që është, një qytet i jashtëzakonshëm. Këto gjëra ndodhin në gjithë botën, kemi keqardhje për thyerjen e intimitetit, por duhet të konsiderohet si një episod më vete, Franck do ta kuptojë e do të shohë përpara i ndërgjegjshëm për unitetin e Firences e Fiorentinës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *