• |
ide | kryesore

Telekom Srbija hyn në fazën e dytë të tenderit për blerjen e IPKO-s

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sic ndodhi dhe ne rastin e Telekom Albania, Serbia po kerkon menyra si te sundoje ekonomikisht hapesiren ekonomike te shqiptareve. Mediat serbe bëjnë të ditur se Telekom Srbija ka hyrë në fazën e dytë të tenderit për blerjen e IPKO, kompanisë kosovare të telekomunikacionit në pronësi të Telekom Slovenije. Ndërkohë, shtatë kandidatë të tjerë të cilët kanë shprehur interesin për këtë operator, janë në garë bashkë me Telekom Srbija.

Kompania nuk ka dashur ta konfirmojë zyrtarisht lajmin, por në një intervistë të dhënë më herët për gazetën lokale serbe “Blic”, koordinatori për internetin dhe multimedian në “Telekom Srbija Group”, Vladimir Lucic, theksoi se Grupi është jashtëzakonisht i interesuar për këtë transaksion. Sipas Lucic, nuk ka arsye politike pas ofertës së paraqitur nga Telekom Srbija, dhe blerja e mundshme e IPKO-s, do të kontribuojë në qëllimet strategjike të këtij operatori.

“Oferta jonë nuk është politike, por natyrisht ekonomike dhe shumë e rëndësishme për realizimin e qëllimit tonë për t’u bërë kompani lider në telekomunikacion. Nuk e kuptoj krahasimin e ofertës tonë me ofertën që kemi bërë dy vjet më parë në Shqipëri. Ne operojmë aktualisht në Kosovë si operator i telefonisë fikse dhe të lëvizshme, dhe nuk e kuptoj pse dikush do të ishte kundër një tjetër investimi nga ana jonë. Për më tepër, kjo është në dobi të konsumatorëve dhe ekonomisë në këtë zonë. Gjithsesi, do të shohim se si do të zhvillohet situata, ” u shpreh Lucic.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh muajin e kaluar për mediat lokale se Telekom Srbija kishte ofruar vlerën prej 155 milionë euro për blerjen e IPKO Telecommunications në Kosovë. “Oferta e Telekom Srbija duhet të ishte bllokuar. Disa vite më parë, oferta e shqiptarit Elvin Guri për blerjen e Telenor Bank, u bllokua nga banka qendrore e Serbisë. Kjo duhet pranuar!”, tha Ahmeti.

Mesa duket Vucic nepermjet Telekom Srbija synon te pushtoje nje sektor strategjik per shqiptaret.

Rreth nje vit me pare Telekom Serbja beri te njejtat perpjekje per te blere Telekom Albania ne Shqiperi, por qe u refuzuan prere nga qeveria shqiptare. Qeveria ne Prishtine duhet te veproje me vendosmeri, ashtu sic beri dhe qeveria ne Tirane, per te mos lejuar projektin e Vucic per te sabotuar hapesiren ekonomine Shqiptare.



3 Comments

  1. Nqs oferta e shqiptarit Elvin Guri për blerjen e Telenor Bank(ne Serbi),megjithese i plotesoi te gjitha kushtet, u bllokua nga banka qendrore e Serbise. me te njejten aryse te bllokohet cdo oferte serbe, sado qe ti plotesoje kushtet. Qeveria Dulla Koti do perfundoje edhe me heret se sa parashikohet, po beri kete tradheti. As mos ti shkoje mendja te beje nje gje te tille

  2. Insistimi i “telekom Serbia” njehere per te kapur Telekom Albania, dhe tani Telekomin e Kosoves, do te thote qe kjo kompani, financohet dhe eshte dore e zgjatur e shtetit te Serbise,, por edhe sikur mos te kishte lidhje fare me shtetin serb, nuk duhet ti japim akses serbeve,jo ne sektor strategjike, si telekomi, qe sduhet te behet fjale, por as neser pasenser ne Turizem apo ne cfare dolloj investimi tjeter. Duhet t’i mbajme sa me larg,edhe si njerez, edhe si investitore, edhe si turiste

  3. Gojet e liga thone se telekomin ne shqiperi e mori po serbia nepermjet kompanise se nje agjenti bulgarorus qe punon edhe per serbine tani! Me demek te dhenat tona jane ne dore te sigurt. Pergjimet pa hesap kane kohe qe kane filluar dhe skemi pare gje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *