• |
ide | kryesore

Tentuan të hyjnë me forcë në Shqipëri, arrestohen dy turq në Rinas

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar 2 shtetas të huaj, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë. Ndalimi mësohet se është bërë ditën e djeshme, 6 korrik 2020.

“Në PKK Rinas, nga shërbimet e Policisë Kufitare u arrestuan në flagrancë dy shtetas të huaj, H. Z., 35 vjeç dhe A. Ç., 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në Turqi” njofton policia.

Këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.



1 Comment

  1. Komisariati turk i Rinasit thuaj. Tani sesi dy te huaj ne aeroport tentoka te hyje ne nje vend tjeter, kjo vetem ne Rinas ben vaki. Verini ndonje vege me te pershtatshme se late nam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *