• |
ide | kryesore

Tom Hanks tregon eksperiencën e tij me koronavirusin

-Instant, Paparazzi, Slider



Tom Hanks, një ndër të parët nga aktorët e famshëm që u infektua me koronavirus, ka treguar eksperiencën e tij me virusin.

63-vjeçari dhe gruaja e tij, Rita Wilson, u prekën nga Covid-19 në fillim të marsit kur ishin duke xhiruar një film në Australi. Duke folur për “The Guardian”, Hanks tregoi simptomat që ka pasur: “Kur u shtrova në spital isha i shqetësuar, pasi jam 63 vjeç, kam diabet dhe kam bërë operacion në zemër. Por, fatmirësisht nuk kisha shumë temperaturë dhe mushkëritë ishin në rregull, kështu që edhe mjekët më qetësuan”.m Tom Hanks theksoi se ai dhe bashkëshortja nuk kanë pasoja nga Covid-19: “E kaluam për dy javë, patëm reagime të ndryshme. Gruaja humbi nuhatjen dhe kishte të përziera, ndërsa unë kisha dhembje trupi dhe isha i lodhur gjithë kohën”.

Më tej, Hanks kritikoi njerëzit që nuk mbajnë maska, duke thënë se nuk e kupton se si ata nuk e pranojnë që të japin kontribut për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *