• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo iluzionon: Milan përmbys me tre gola në 6 minuta

-Instant, Sport, Video



Milan-Juventus po ekzalton kohët e ndeshjeve spektakolare mes tyre. Avantazhin e Rabiot e përforcon Cristiano Ronaldo, që vazhdon 2020 e tij të cmendur. Portugezi ka shënuar golin e dytë për Juventus në minutën e 53, duke i dhënë një lloj sigurie Sarrit për të dalë me fitore nga San Siro.

Nuk kërkon të dorëzohet kaq lehtë në fakt Ibrahimovic, që me penallti i përgjigjet Ronaldos dhe bardhezinjve, duke kthyer në lojë të tijtë. Shpërfytyrohet Juventus, që pëson tre gola në gjashtë minuta. Suedezi në të 62, katër minuta më pas Kessie dhe Leao në të 68 kthejnë Djallin nga Ferri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *