• |
ide | kryesore

Video/ Shënoi golin e fitores si sulmues shpëtoi rezultatin si portier në fund: Ocampos heroi i Sevilla

-Instant, Sport, Video



Një mbrëmje për të mos u harruar absolutisht për Lucas Ocampos. Sulmuesi argjentinas i Sevilla ka bërë gjithcka vetë për ti dhënë fitoren andaluzianëve përballë Eibar. Ocampos kaloi në avantazh të tijtë në Ramon Sanchez Pizjuan, duke ndëshkuar kundërshtarin me një gol tipik prej sulmuesi.

Por në minutat shtesë, në të 101 më saktë, për shkak të dëmtimit të portierit Vaclik e me të gjitha zëvendësimet e kryera nga tekniku Lopetegui, sulmuesi vuri dorezat dhe u vendos mes shtyllave, duke shpëtuar rezultatin. Ndërhyrja vendimtare erdhi në e fundit të baskëve të kryer nga… Dmitrovic, portieri kundërshtar, që kishte dalë për të arritur të paktën të barazonin, duke qenë se në portë nuk ishte një portier i vërtetë. Vetëm se nuk rezultoi kështu!

https://www.youtube.com/watch?v=xEdh3cT4t8A



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *