• |
ide | kryesore

Beogradi si Tirana/ Vuçiç i sheh protestat si komplot nga jashtë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Rregjimet kanë shpesh të njëjtën fytyrë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se protestat e dhunshme në Beograd kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel duke u përpjekur që me teori konspirative të fshehe shkaqet e brendëshme të pakenaqesise ndaj tij.
“Më shumë detaje do të bëhen të ditura pasi shërbimet tona të bëjnë një analizë të ngjarjeve”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd, një ditë pasi potestuesit sulmuan ndërtesën e parlamentit serb, për të kundërshtuar planet për rivendosjen e orës policore si masë kundër pandemisë.

Incidentet, në të cilat u plagosën dhjetëra policë dhe civilë, ndodhën dy ditë para se presidenti i Serbisë të takohet në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron me të cilin pritet të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi.

Autokrati serb perdori të njejten gjuhe qe u degjua ne Tirane, gjate protestave radikale të opozites. Edhe ketu thuhej se PD LSI manifestonin per te penguar integrimin apo per ti sherbyer interesave ruse.

Në fakt e vërteta është tjetër.

Qindra njerëz marshuan në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve të martën.

Policia përdori gaz lotsjellës, kurse njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në korr: “Dorëheqje! Dorëheqje!”.

Një grup i mbështetësve të opozitës sulmoi godiën e parlamentit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha të martën që masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Bogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament. Pra siç shihet revolta eshtë shumë më spontane sesa ndonje komplot i jashtëm, por liderët autoritarë e kanë gjitjmonë më lehtë të prodhojnë teori konspirative.



10 Comments

  1. te njeten gje pret dhe binjakun tend apo dshnoren tende ede ramen se shpejti shqiptar mos rri po duku shqiperia si europa spejt rama ik ik ik…………

  2. Mbas 100 vitesh,nga dita kur u vra miku i serbëve Esat Toptani,perçaresi më i madh i shqiptareve i njohur
    per shprehjen e tij antishqiptare”malokun preje,shkjaun lëshoje”,Shqiperia vjen po ne te njejten situate me
    Edvin Escobar D”Ramen,me nje shoqeri e polarizuar,e varferuar dhe mbushur me urrejtje krahinore.
    Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja
    në bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka
    shpalosur Presidenti Thaçi gjatë vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar,
    Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës
    dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi
    te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi
    në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

  3. Kufizimet per shkak te pandemise jane thjesht sebepi. Qeveria e beogradit po i nxit vet protestat me sfond antishqipetar. Pasi ne takimin e Parisit parashikohet qe Serbia te heq ose ndryshoj nenin 1 te kushtetutes sipas te cilit Kosova eshte pjese e Serbise., dhe keshtu kosoves ti hapet rruga per antaresim ne OKB. Dje ne proteste pati disa thirje antishqipetare, ndersa protesta qe parashikohet sot ne darke do jete terresisht me fryme dhe thirje dhe fyreje ndaj shqipërisë dhe shqipëtarëve.

  4. E di mire ky qe keto protestat e stomakut ta hane koken prandaj eshte terbuar, se per demoraci, sic thote Rama, nuk e can njeri kolektorin.

  5. Rikthimi tek një burrë i urtë, është rikthimi tek një popull që ishte 4 milionë dhe shkoi në 2 milionë. Kemi nevojë për një njeri që del në punë nga ora 8 dhe ikën në shtëpi në orën 4. Të kthehet tek gruaja tek kalamajtë si gjithë të tjerët, s’ka nevojë të qëndrojë gjithë natën me eskortë rrugëve. Bashën e kam njohur personalisht edhe kur ka qenë ministër, ky është lideri Lulush

  6. Tema!

    Mos i ngatëroni gjërat qëllimisht.

    Që Vucici dhe sërbet janë vëllezër me Thacin, Ramën, Bashën, S.Berishën dhe I.Metën. Kjo dihet nga e gjithë Bota, pasi skemat e protestave dhe të bojkotimit, janë të njëjtat si vllazën, si në Tiranë ashtu dhe në Beograd.

    Habi!? Rastësi!?

    Por dihet që opozita sërbe që demostroi në Beograd, janë njësojë antishqiptar si ajo e Vucicit.

    Ata ulerinin në Beograd kundër Kosovës dhe Shqipërisë, këtë nuk ja thoni lexuesit.

    Përse!? Përse!?

    Sepse ju bëni tellallin e Berishës dhe jo atë të gazetarisë asnjëanse.

    Për mua të gjithë këta politikanë batakcinjë i përdorin mediat si letër higjenike.
    Pasi ju mereni vetëm me lajme dhe tellalle, dhe jo më gazetarinë investigative për krimet monstruoze që po bejnë vellezërit e serbëve në Tiranë këto 30 vjetë.

    Rroftë Kombi Shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *