• |
ide | kryesore

Berisha: Si u kap edhe Gjykata e Lartë me zgjedhjen e Sokol Sadushit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Me Sadushin, Edvin Hajduti pushton dhe kreun e Gjykatës së Lartë! Organet drejtuese të drejtësisë si degë ekzekutivi apo departamente të Partisë Socialiste jashtë selisë” – thotë ish-kryeministri Sali Berisha në një koment të gjatë në Facebook.

Sipas tij pushtimi i institucioneve dhe shndërrimi i drejtësisë në degë të narkoshtetit shqiptar është dhe rezultati më madhor dhe më shkatërrimtar për këtë sistem i “Dvoran-reformës” së drejtësisë.


Berisha bën akuza të forta për gjyqtarin Sokol Sadushi që një ditë më parë u zgjodh nënkryetar i kësaj gjykatë.

“Sokol Sadushi, një militant fanatik, vëlla siamez në militantizëm me Dvoranin, emërohet në krye të Gjykatës së Lartë. Kjo është goditja përfundimtare e mëshirës për këtë sistem.

Sadushi jo vetëm është së bashku me Dvoranin, gjykatësi më militant i PS, i cili merrte pjesë dhe në mbledhjet e saj, por ai emërohet në atë post në konflikt flagrant interesi dhe në shkelje po flagrante të marrëveshjes së forcave politike, sipas së cilës hartuesit e ligjeve të reformës përjashtoheshin për një periudhë disavjeçare nga kandidimi për organet e larta të drejtësisë” – shkruan Berisha që thotë se Sadushi ka punuar që herët për këtë qëllim.

“Si ekspert socialist i reformës së drejtësisë, Sadushi përjashtoi, në kundërshtim me ligjin, Shkollën e Magjistraturës që ai drejtonte, nga vetingu, paçka se ligji i barazon pedagogët e kësaj shkolle me gjykatësit e gjykatës së Apelit.

Ky përjashtim u bë për qëllime korruptive përfitimi, pasi pedagogët e kësaj shkolle, me studiot e tyre ligjore, e kanë shndërruar këtë shkollë në strofullën e konfliktit të interesit model e tij par ekselence. Kjo, sepse ata, bazuar në marrëdhënien pedagog – nxënës, ata kanë dyert e hapura tek çdo ish-nxënës prokuror apo gjykatës qoftë ai dhe për çdo dosje” – shkruan Berisha.

“Me Sadushin në krye të Gjykatës së Lartë, vendi rikthehet 21 vjet mbrapa, kthehet në vitet kur ajo gjykatë drejtohej nga një ministër dhe anëtar kryesie i Partisë Socialiste.

Me emërimin e militant Sadushit në krye të Gjykatës së Lartë dhe në krye të KED dhe emërimet antikushtetuese të Ibrahimit (kunatit të ministres) në krye të KLP, emërimin antikushtetues të Metanit, vëlla i ministres socialiste si car i drejtësisë, emërimin antikushtetues në krye të KLGJ të Llagamit, organet më të larta të sistemit të drejtësisë shndërrohen në departamente jashtë selie të Partisë Socialiste apo në degë ekzekutive të narkoshtetit të Edvin Drogës” – shkruan Berisha që e mbyll me fjalët: “Ky është dhe rezultati i dvoran-reformës, në të cilën vetingu nga lart poshtë u përdor për vendosjen e kontrollit të plotë të Edvin Mafisë mbi drejtësinë dhe kjo nder të tjera ka për pasojë direkte, paralizën e këtij sistemi”. ©LAPSI.al

8 Comments

  1. Nuk di se kujt i ankohet per perjashtimin dhe per personin konkret Dr Berisha! Ketu behej fjale per te goditur ato te planifikuar dhe kaq! Perse u votuan ndryshimet Kushtetuese dhe Aneks Kushtetuta ne kundershtim me Kushtetuten (apo ato qe kurdo i citon edhe Dr. Dekleraten Universale…, Paktin nderkombetar per te drejtat…, Kednj-ne)!
    Te tjerat i merr era….
    Nuk jane perjashtuar vetem pedagoget e Magjistratures por, jane perjashtuar gjithshka qe futet ne sistem Gjyqesor dhe gjykate Kushtetuese…..

  2. Nese berisha shan gjykatsit eshte lajm I mire s berisha antikomunisti qe ishte sekretar partie Po ata legenat qe kan qen te persekutuar pse nuk flasin per kete komunist

    1. Ti që i bën të persekutuarit “legena”, me siguri do jesh bir i ndonjë oficeri të sigurimit persekutor i tyre..
      Ke gojë ti qen e bir qeni të përmendësh Berishën se paska qenë disa muaj “sekretar partie” i fakultetit të mjekësisë ?
      Nga të gjitha profesionet, profesioni i mjekut është më larg nga politika e aq më tepër nga diktaturat kriminale

  3. Per kete njeri gjyqtare te mire ishin vetem ata qe i shpetuan burgut per vrasjet me dashje te 21 Janarit. Prandaj dhe PD per sa kohe do ta kete, kete njeri, akoma ne parti do te vazhdoje gjate ne opozite megjithe zullumet e ketij te gjatit. Mbrockullat se PD dhe LSI i fitojne zgjedhjet jane vetem per fushate. PD do te kete kosto politike me Berishen.

  4. “Kjo eshte goditja perfundimtare e meshires per kete sistem.”

    Me kete fjali te koduar dhe teper domethenes ne paragrafin e pare fillon komenti i Berishes.
    Me sa kuptohet ai kerkon t’i informoje te korruptuarit se gjykata nuk do te kete meshire.
    Nuk e di por ne cilin vend te botes qyteteruar gjykatat perpara zbatimit te ligjit vendosin meshiren!?
    Sali, uroj jo vetem per ty qe zbrite nga Vicidoli me farnelle leshi te tjerur me dore nga Sheqerja, me valixhe druri te lyer me me boje vaji ngjyre jeshile siguruar me dryn Elzet, me carapet e grisura ku te dilnin thembrat e kembeve si zhardhok patate, dhe sot mbas ne me pak se 30 vite ke apartamente, vila pasuri miliona dollaresh dhe jo vetem ti por gjithe kelyshet e tu, por per cilindo politikan hajdut i kutdo krahu qofte ligji te veproje me korrektesine maksimale dhe pa kurrfare meshire.

  5. Ditën e djeshme Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp ku akuzoi se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë landfillin e Vlorës Klodian Zotos, por mesa duket kjo akuzë ka dalë “blof” pasi tenderi është hapur nga KFW dhe nuk investohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.

    Tashmë bëhet e ditur se ndërtimi i landfillit të Vlorës do të realizohet më fonde të Bankës Gjermane dhe jo shqiptare.

    Agjencia për zhvillim ekonomik e Gjermanisë dhe Banka gjermane që lëvron fondet (KFW) ka realizuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e Landfillit të mbetjeve në Vlorë ku morën pjesë firma të huaja dhe shqiptare.Po flet monstra salih,ti kerkon argiten e dizdarin tomen gjaten qe te flesh rehat o krye serbi salih karaxhic berisha

  6. sali berisha nje qelbesire komuniste qe ecte neeper Tirane me vepren e mao ce dunit nen sqetull del dhe jep mend Ky vrases dhe hajdut eshte figura me e urryer ne Shqiperi bashke me familjen e vet te degjeneruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu